BOTA

Pushtimi rus, Zelensky thirrje misioneve diplomatike: Kthehuni në Kiev, kemi nevojë për mbështetjen tuaj

00:05 - 08.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje misioneve diplomatike dhe përfaqësuesve të ambasadave që të kthehen në Kiev teksa falënderoi Turqinë dhe Lituaninë për rikthimin e diplomatëve të tyre.




“Ambasadat po kthehen në Kiev” tha ai, përpara se të falënderonte ato që tashmë janë kthyer.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, edhe në nivelin e simboleve dhe gjesteve diplomatike. Ju lutem të ktheheni, të gjithë ju që jeni të guximshëm, ju lutemi kthehuni në kryeqytetin tonë dhe vazhdoni të punoni”, tha presidenti ukrainas.

Ai u tha misioneve diplomatike të huaja në Kiev se ky është një ‘sinjal për Rusinë se Kievi është i yni’.

“Ky është kryeqyteti – ky nuk është një qytet provincial nga Rusia, por ky është qyteti ynë” tha Zelensky.

Ai shtoi se trupat ruse po bëhen më aktive në Donbas dhe se ukrainasit do të luftojnë me guxim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.