DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: “Ja plani i vrasjes së Sali Berishës.” Dëshmia e plotë, Ismet Haxhia zbulon në gjyq atentatin

07:00 - 11.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 11 Prill  2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




Dëshmia e plotë.  Ismet Haxhia zbulon në gjyq atentatin. “Ja plani i vrasjes së Sali Berishës”

I akuzuari si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit tregon në detaje për prapaskenat e mitingut të Vlorës në 20 maj 2000. Roli sipas tij i Shërbimeve Sekrete Shqiptare dhe Italiane si dhe dialogu me protagonistët. Gjithë deponimet e të akuzuarve të tjerë, por edhe kërcënimi i Isamedinit ndaj Prokurorëve për kanun e hak

Ismet Haxhia: “Shkaku i vërtetë i arrestimit tonë, është sepse ne nuk likuiduam fizikisht ish-Presidentin Sali Berisha:

Ismet Haxhia zbulon planin e strukturave sekrete: Për të arritur qëllimin tentuan të na fusnin në kurth

“Plani për të vrarë Sali Berishën”

 

Haxhia: Të implikuar dhe shërbimet sekrete italiane

E pabesueshme. Shërbimi Sekret Shqiptar ka organizuar një plan për të eliminuar Kryetarin e Opozitës, Sali Berisha. Plani, që padyshim rëndon tej mase strukturat sekrete, është zbardhur dje nga Ismet Haxhia një nga të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit. Por, Ismet Haxhia betohet për tokë e qiell se këto janë të vërteta, madje ai implikon edhe shërbimet sekrete italiane. Ja episodi i plotë i Haxhisë.

Zotërinj gjyqtarë!

Me të drejtë kushdo që të ishte në rolin tuaj, do të pyeste:

Cili është shkaku që u arrestuat pikërisht ju dhe jo dikush tjetër?

Shkaku i vërtetë i këtij arrestimi, është sepse ne nuk likuiduam fizikish ish-Presidentin Sali Berisha. Dikush që e dëgjon këtë deklarim për momentin  do të mendojë që është ndonjë taktikë mbrojtje, me qëllime hakmarrëse, por Ju betohem këtu përpara Zotit dhe Jush, se këto që do të shpjegoj janë aq të vërteta sa dhe drita e diellit.

Në datë 6 maj 2000, nga dreka vjen më takon gjatë kohës që isha me shërbim në rrugën e Sukthit, djali i tezes time, i cili kishte gjithë ditën që më kërkonte, për të më thënë se, duhej të shkoja sa më shpejt në Tiranë, për të takuar Agim Bajraktarin, për një problem shumë serioz. Në këto kushte rreth orës 19.00, jam nisur nga Durrësi dhe jam takuar para Bankës Amerikane në Tiranë, me Agim Bajraktarin, kushëririn tim, i cili menjëherë më tha se unë dhe vëllezërit e mi ishim shumë të rrezikuar për jetën, pasi Sali Berisha po përgatiste likujdimin fizik tonin, gjë që ishte shumë e vërtetë, sepse ia kish thënë Gëzim Starova, agjent i Shërbimit Informativ që punonte në Ambasadën Italiane, në rolin e përkthyesit të Shefit të Shërbimit Sekret, të kësaj Ambasade…

…Për të shpëtuar nga tragjedia Starova, më rekomandoi dy variante:

Ose të largoheshim familjarisht nga Shqipëria;

Ose të hiqnim qafe Berishën, pasi ndryshe nuk shpëtonim dot.

Për ta bërë sa më të besueshme këtë situatë kërcënuese ai më dha një shembull, ku sipas tij berisha kish dashur t’i vriste të vëllain, i cili për këtë shkak ish detyruar të emigronte.

Pas federimit të rastit i pyetur nga ana ime për vërtetësinë e këtij fakti, Gëzim Starova, më paraqiti një material përgjimi telefonik, rreth 40 faqe, ku sipas tij ishte zëri i një politikani shqptar, gjatë një bisede me njërin nga pjesëtarët e grupit, material të cilin ai po ia përkthente shefit të Shërbimit Sekret Italian i ngarkuar për Shqipërinë, pranë Ambasadës Italiane, këtu.

Gëzim Starova m’u paraqit si përkthyes i këtij të fundit. Të shqetësuar për të sqaruar situatën e krijuar jam takuar 4 herë radhazi, dy herë prej të cilave bashkë me vëllanë tim Isamedinin.

Katër ditë më pas, më vjen në Durrës gjatë kohës së shërbimit në linjë, një person i dërguar nga Fatos Klosi, person që akuza edhe në këtë gjykim e kishte si dëshmitar dhe më pas hoqi dorë prej saj.

Ajo më tha se “profesori(kështu e thërrisnin Klosin) jep 20 mijë $ për të blerë një snajper”.

“Si shumë paska dhënë”-i them unë.

“Ti blejë – më thotë – ma jep t’ia tregoj Profesorit, që e blemë dhe merre mbaje në shtëpi, ndërsa dollarët që teprojnë futi në xhep”.

Duhet të vinte dita e nesërme që media ta hapte lajmin që Izet Haxhia ka shkuar në Vlorë dhe duhej të vinte data 12 maj, kur Rudina Xhunga në emisionin “Dritare” në Televizionin Kombëtar Shqiptar, të konfirmonte qënien e Izet Haxhisë në Vlorë që unë të kuptoja plotësisht planin kriminal dhe skemën politike, të ndërtuar nga Fatos Klosi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjithçka u kuptua qartë.

Snajperi i Gëzim Starovës, përkthyesit dhe transmetuesit të materialeve të shefit të Shërbimit Sekret në Ambasadën Italiane, nuk paskësh qenë për të më mbrojtur nga grupi i përgatitur nga Berisha për të më likujduar mua dhe vëllezërit e mi.

Ismeti: “Si do të më shiste Gëzim Starova snajperin”

Gjatë seancës së djeshme, Ismet Haxhia, zbardhi edhe një bisedë që kishte bërë me “bashkëpunëtorin” e Sigurimit të Shtetit dhe njëkohësisht edhe përkthyesin e shefit të Shërbimit Sekret të ambasadës italiane në Tiranë, Gëzim Starova:

Në një prej këtyre takimeve dhe pikërisht të nesërmen në datë 7 maj 2000, më pyet:

Gëzimi: “A ke snajper?”

Ismeti: “Jo, i përgjigjem ç‘e dua!”

Gëzimi: “Janë dy shumë të sofistikuar në Vlorë, vazhdon të shpjegojë ai”.

Ju kujtoj se në datë 20 maj 2000, Berisha, do të shkonte në Vlorë.

Gëzimi: “Po ta duash njërën, ta jap ta mbash në shtëpi”.

Ismeti: “Jam i armatosur në magazinat e Policisë dhe armë të tjera nuk më duhen, më dalin boll, për t’ia hedhur trutë në erë, kush të guxojë të më prekë mua dhe vëllezërit e mi”.

Gëzimi: “Si të duash – më tha – por janë ultra”.

Dy ditë më vonë po ky person do të më rekomandonte që të likujdonim pjesëtarët e grupit.

Dhe po në atë takim më propozon të shkruaj një artikull ku t ë nxirrja gjithë dufin tim kundër Berishës dhe më siguroi në mënyrë kategorike se do të botohej në një gazetë italiane dhe më pas ribotim në Shqipëri.

E mohova prerë këtë propozim, duke i thënë se ne dolëm njëherë në shtyp dhe shkaku qe se u akuzuam rëndë dhe padrejtësisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.