Kryesore

LRE takim me shqiptarët në Firenze, Kreu i Lëvizjes së Re: Duhet të ndezim zjarrin për ndryshim, Shqipëria bëhet

18:23 - 06.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Lëvizjes së Re “LRE” Arian Galdini ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Firenze.




Arian Galdini shprehet se Shqipëria mund të ndryshojë dhe duhet rrëzuar diktatura e sotme e cila thotë që vendi ynë nuk bëhet.

Drejtuar pjesëmarrësve Arian Galdini shprehet se synimi i kësaj lëvizje është të ndez zjarrin e ndryshimit tek të gjithë shqiptarët.

“Unë ndihem më i fortë kur jam  mes jush për t’ju parë në sy. Sot ju keni ardhur tek një lëvizje tek një projekt politik e cila përfaqëson një stërmundim të shqiptarëve ndër vite për të krijuar diçka të re.

Nuk kemi ardhur për t’ju thënë se jemi më të mirët se pavarësisht të gjithëve nuk duhet që ne shqiptarët të na bindin që nuk ka ndër ne persona që kanë zjarrin e ndryshimit. Mund të ndryshojmë edhe ne.

Do të pranojmë diktaturën që thotë Shqipëria nuk bëhet? Jemi i vetmi komb që kemi lejuar të na përsëritet ndaj unë po ju them Shqipëria bëhet.”-shprehet Kreu i Lëvizjes së Re “LRE” Arian Galdini


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.