Kosova

Gracka përmes rrjeteve sociale dhe rrëmbimi i 24-vjeçarit në Prishtinë, identifikohen 2 vajzat! S’dihet asgjë mbi fatin e të riut

11:19 - 18.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PRISHTINË– Një skenë rrëmbimi si nëpër filma është ajo e 24-vjeçarit në Kosovë. Ai u fut në grackë nga dy vajza, që e kontaktuan në rrjetet sociale dhe pas u më rrëmbye nga dy të rinj.




Sipas Gazetës Sinjali, një prej personave të dyshuar të rrëmbimit të 24-vjeçarit është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës. Ai është identifikuar si Lion Gashi. 22-vjeçari raportohet se është marrë një pyetje nga policia dhe me kërkesë të prokurorit të Krimeve të Rënda do mbahet në paraburgim për 48 orë.

I dyshuari tjetër, i identifikuar ai Albin Hoxha, 21-vjeç, është në arrati. Ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi fatin e të rrëmbyerit.

Sipas burimeve për Gazetën Sinjali, dy vajzat që futën në grackë të riun janë Bleona Beqiri, 22-vjeç dhe Sara Dobratiçi, 19-vjeç.

Katër të dyshuarit përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, i cili u qëllua me thikë para se ta fusnin me forcë në makinën e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.