AKTUALITET

Kosova po përballet me valën më të madhe të sulmeve kibernetike

20:34 - 18.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shteti i Kosovës po përballet me një nga valët më të mëdha të sulmeve kibernetike. Objekt i hakerëve janë institucione, kompani e individë që po u hakohen llogaritë.




Sipas njohësit të sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ky organizim është mjaft serioz, pasi po përdoren metoda të kombinuara të hakimeve. Sipas tij, qëllimi kryesor është qasja në sistemin e komunikimit dhe të dhënat e kompanive e personave fizikë, njofton Klan Kosova.

Së fundmi, në fokus kanë qenë edhe mediat e gazetarët.

Doli thotë se ka vërejtur formën “Malëare” të sulmeve kibernetike, apo shpërndarjes së virusëve përmes e-maileve, citon Klan Kosova.

Rreth një muaj më parë, një virus ishte shpërndarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por sipas Kastriot Fetahajt, pre e sulmeve kibernetike kanë rënë edhe shumë institucione tjera publike e private.

Ai tregoi se thuajse janë prekur të gjitha universitetet publike dhe private, teksa llogaritë e rreth 50 profesorëve janë hakuar. Gjithashtu, sipas Fetahajt, janë shpërndarë edhe të dhënat bankare të qytetarëve.

Fetahaj tregon se të dhënat e hakuara po shiten në treg të zi, me çmime shumë të lira, rreth 100 dollarë.

Dyshohet se sulmet e fundit janë orkestruar nga një grup brenda Kosovës, në bashkëpunim me një tjetër të huaj që ende nuk po i dihet origjina.

Pasojat e këtyre mund të jenë të rënda, pasi mund ta kolapsojë sistemin e komunikimit të kompanive.

Siguria kibernetike është aktualisht problem global, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, që është koncentruar edhe në këtë fushë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.