Kryesore

Nga Monika Levinski tek Pamela Anderson/ Gra të gjykuara për jetën e tyre seksuale në serialet televizive

13:55 - 22.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dramat e fundit televizive i sfidojnë shikuesit të mendojnë edhe një herë për femrat, si viktima të skandaleve historike seksuale. Por a jemi ne në gjendje të ndryshojnë mentalitetin?




Në një skenë nga seria televizive e fundit e Hulu “Pam & Tommy”; një publiciste ulur në kolltukun rozë përballë Pamela Anderson, duke u përpjekur të përshkruajë një narrativë për të shitur filmin e saj të ardhshëm.

Pam sapo ka mbajtur një monolog duke lavdëruar Jane Fonda-s. Thotë se sa do të donte të ishte si ajo, të mos i interesonte se çfarë mendonin njerëzit për të.

Kur publicistja e pyet Pamela Andersonin nëse ajo është më e pëlqyeshme për njerëzit, Pam buzëqesh me delikatesë dhe thotë: “Kjo është gjithçka që bëj”.

Kjo botë që dëshiron Andersoni, liria nga gjykimi – nuk është ajo që personazhit të saj i ofrohet në serinë me tetë pjesë. Në fakt, nuk është as Pamela Anderson e vërtetë.

Duke treguar historinë e videos në shtëpinë e Anderson dhe bashkëshortit të saj Tommy Lee, e cila u zbulua dhe u bë një kasetë seksuale virale, “Pam & Tommy” konsiderohet “një histori dashurie, një histori krimi dhe një përrallë paralajmëruese”.

Por për kë supozohet të jetë kjo një përrallë paralajmëruese? Për audiencat që u mohojnë personave të famshëm privatësinë e tyre? Apo gratë që guxojnë të besojnë se mund t’i shpëtojnë gjykimit?

Letërsia dhe kinemaja perëndimore kanë treguar prej kohësh histori në të cilat gratë identifikohen me koncepte si: vajzë e mirë/vajzë e keqe, virgjëreshë/kurvë. Artistët e shekullit të XIX ishin të fiksuar pas pikturës së grave të rrënuara, duke paralajmëruar se cilat do të ishin pasojat nëse humbje “virtytitin”. Në epokën moderne, dhe veçanërisht pas MeToo, sigurisht që është koha për të përmbysur këtë lloj narrative të lodhur dhe për të treguar personazhe më të plotë, të cilët lejohen të kenë të meta.

Por ajo që bota i konsideron si virtyte dhe vese mund të mos ketë ndryshuar aq shumë sa do të donim të mendonim. Në librin “Losing It”, dokumentohet se si besimet e përhapura rreth virgjërisë dhe dëlirësisë ekzistojnë edhe sot. Nga gratë pa përvojë seksuale që vlerësohen më shumë si partnere në disa kultura, tek viktimat e përdhunimit që nuk u jepet drejtësi në disa vende, nëse dështojnë në një test të pabazë të virgjërisë.

Dramat televizive që rishikojnë skandalet e mëparshme seksuale mbeten të pëlqyeshme; Dëshira e audiencës për të gllabëruar çdo detaj të ndyrë mbetet ende aty. Por tre përsëritje të reja të kësaj historie janë përpjekur ta bindin audiencën të mendojë pak më ndryshe. Këto drama i kërkojnë shikuesit të konsiderojë se si janë trajtuar viktimat e skandaleve seksuale – dhe ajo që tregojnë është se: pakkush i pa ato si viktima në radhë të parë.

Një formë ndryshe e rrëfimit

Dy nga këto seri janë të bazuara në një të kaluar pak më të largët, gjë që padyshim ndikon në rrëfimet e tyre. Skandali i BBC-së A Very British, i publikuar në SHBA këtë javë, përqendrohet në divorcin e Dukës dhe Dukeshës së Argyll, të cilët u martuan në vitin 1951. Dukesha ishte një socialiste e njohur me një jetë seksuale të gjallë; duka ishte martuar dy herë më parë.

Një martesë e trazuar 12-vjeçare pasoi dhe përfundoi në një rast të famshëm divorci, i cili është përshkruar si një shembull i hershëm i “slutshaming”, i njohur për përfshirjen e një fotografie të dukeshës duke kryer seks oral ndaj dikujt që nuk ishte burri i saj. Drama transmetohet gati 30 vjet pasi dukesha vdiq në mjerim në një shtëpi pleqsh.

Më pas është Impeachment: American Crime Story, e cila është disa dekada larg lidhjes origjinale mes protagonistëve të saj Bill Clinton dhe Monica Lewinsky, nga fakti që vetë Lewinsky është një bashkëproducente.

Nga ana tjetër, këto drama i kërkojnë audiencës që të ndjekë jetën e dukeshës dhe Lewinsky-t më nga afër dhe me më shumë simpati, sesa u ka ofruar ndonjëherë shtypi i kohës.

Ajo që tregojnë këto drama është se audienca e kupton më mirë se këto gra ishin viktima; që dikush mund të bëjë seks konsensual, por më pas kufijtë dhe privatësia e atij seksi ngushtohet aq fuqishëm sa të bëjnë të pafuqishëm. Çdo grua është “masakruar” në media audiovizive, edhe pse nuk pranoi t’i ndajë momentet e saj intime me botën e gjerë.

Ata janë gjithashtu elementi më i padurueshëm i tregimeve të tyre: kaseta seksuale e Anderson, regjistrimet sekrete të Linda Tripp të bisedave të saj me Lewinsky dhe fotografia e Margaret Argyll. Kjo është sigurisht arsyeja pse këto dokumente të veçanta janë ndarë në radhë të parë; sepse ato konsiderohen të jenë me interes publik, pavarësisht se janë ndër informacionet më private që një person mund të zotërojë. Këtyre grave nuk lejohej të ishin 3D, apo të kishin të drejta privatësie. Ato kaseta ishin lajme dhe përmbajtje seksuale të konsumueshme për masat, të përcaktuara nga një moment i jetës së tyre dhe që përdorej kundër tyre.

Hulu's recent limited series Pam & Tommy is one of several TV shows that attempt to reshape the narrative of celebrity sex scandals (Credit: Kelsey McNeal / Hulu)

Kur, në Pam & Tommy, Anderson përpiqet të shprehë se sa e dhunuar ndihet që njerëzit në mbarë botën po e shikojnë në momentet e saj më intime, Tommy Lee përgjigjet: “Nuk është diçka që ata nuk e kanë parë më parë”, duke nënkuptuar që lakuriqësia e mëparshme e Anderson në kamera në krahasim me këtë filmim nuk ishte asgjë.

Skena është filmuar në mënyrë të tillë që tmerri i Anderson të duket qartë në fytyrën e saj dhe shikuesi gjithashtu ta ndjejë atë. Në mënyrë të ngjashme, në një skandal “alla” britanik, Dukesha e Argyll-it  nuk ka të drejtë për asgjë, ndërsa hyn në procedurat e divorcit, me tradhtinë bashkëshortore të ngarkuar kundër saj në një mënyrë që ndihet në disproporcion me mizorinë, dhunën dhe koprracinë e burrit të saj; në këtë mënyrë  i dashuri i saj mbetet i padëmtuar. P

asojat nuk duket se i bartin kurrë meshkujt. Jo “Sa gra keni?”, por “Sa burra ke?”, duket se kjo ishte pyetja e vetme në atë kohë që shqetësonte mediat dhe opinionin publik.

Këto seriale televizive pasqyrojnë në mënyrë të pakëndshme raporte të padrejta në botën reale dhe hulumtimi se si trajtohen padrejtësisht gratë ndihmon në shpjegimin e asaj që ndodhi edhe me protagonistët tanë të skandalit seksual.

Gratë që përpiqen të kërkojnë drejtësi për shkeljet e privatësisë rreth krimeve të tjera të bazuara në imazhe, të tilla si ajo që shpesh quhet “pornografi hakmarrëse”, është zbuluar se përjetojnë fajësimin e viktimave që është vërejtur prej kohësh në fusha të tjera të krimit, si përdhunimi.

Në vitin 2016, një Auditim i Prokurorisë së Kurorës zbuloi se në 309 raste përdhunimi në Angli dhe Uells, 13% e rasteve kishin aplikime që i kërkonin gjykatës të dëgjonte provat e historisë seksuale të kaluar – pavarësisht nga një ndalim ligjor që e dënon këtë – dhe 8% ishin të suksesshme. Kjo është pothuajse 1 në 10 raste në të cilat sjellja e parëndësishme seksuale e një gruaje në të kaluarën është përdorur për ta diskredituar atë. Me “porno hakmarrëse”, një term që përdoret zakonisht për të përshkruar abuzimin seksual të bazuar në imazhe, hulumtimi nga Australia i publikuar në vitin 2020 zbuloi se viktimat perceptoheshin si më të shthurura dhe më të fajësuara kur ishin më të zhveshura në imazhet që shpërndaheshin.

Turp dhe fajësim i viktimave

Për Impeachment: American Crime Story, ekipi i produksionit ka thënë se Monica Lewinsky luftoi që të përfshihej skena ku ajo ngriti zerin e saj për Bill Clinton. Afera e nënshtroi Lewinsky të turpërohej publikisht, peshën e së cilës ajo e mbajti, duke paralelizuar dinamikën e pabarabartë të pushtetit që tregon seriali mes saj dhe presidentit.

A Very British Scandal stars Paul Bettany and Claire Foy as the Duke and Duchess of Argyll, who were embroiled in a very public divorce (Credit: BBC)

Klinton mund të ketë dalë me martesën dhe presidencën relativisht të paprekur, por ai nuk i shpëton Impeachment i padëmtuar. Përshkrimi i dëshirës së Klintonit për të kontrolluar narrativën në favor të tij sfidohet vazhdimisht nga çdo detaj në serialin amerikan.  Në një episod, në mes të sezonit, ai deklaron: “Askush nuk i mbështet gratë më shumë se unë”, por ironia nuk i humbet as publikut dhe as gruas së tij.

Në një episod të mëvonshëm, Hillary Clinton i thotë: “Ti i çorienton njerëzit mjaftueshëm sa të mund të marrësh atë që dëshiron”.

Ai dhe Linda Tripp janë portretizuar si perfekt, në kontrast me Lewinsky si njeri me shumë të meta.

Impeachment: American Crime Story stars Beanie Feldstein as Monica Lewinsky, in a retelling of the story of Lewinsky's affair with Bill Clinton (Credit: Kurt Iswarienko/FX)

Epoka më e fundit e viteve ’90/2000 me kaseta seksuale të të famshmëve tani duket si një kohë shume e shkuar. Ndaluni pak më gjatë në këto seriale dhe nuk mund të mos pyesni veten: a do të turpërojmë dhe fajësojmë viktimën në të njëjtën mënyrë tani?

Komedia e “Pam & Tommy” të kujton zbulimin nudo të të famshmëve të vitit 2014, kur u publikuan qindra foto private kryesisht të femrave, dhe u emërua nga Reddit dhe më pas u përsërit në mediat kryesore si “The Fappening” (duke luajtur në një zhargon term për masturbim).

Ndërsa këto drama mund të na ndihmojnë të rishkruajmë versionet tona të ngjarjeve historike, ajo duhet të ketë më pak ndikim  në oreksin tonë të vazhdueshëm për turpërimin dhe seksizmin publik – veçanërisht kur bëhet fjalë për personazhin e famshëm. Ndoshta ne ende nuk e kuptojmë me të vërtetë se çfarë do të thotë kjo në epokën e mediave sociale, duke gjykuar nga ajo që kërkimet në mbarë botën kanë filluar të sugjerojnë.

Personat e famshëm që janë gjithashtu gra, të cenueshme ndaj fajësimit të viktimave gjatë jetës së tyre seksuale, sigurisht që përballen me një paragjykim të dyfishtë. Ndoshta, në vend që të bëjmë drama që duket se korrigjojnë gabimet historike, ne duhet t’i hedhim një vështrim më të ashpër të tashmes.

BBC, përshtati Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.