Kryesore

I ka shpëtuar atentatit me armë! Dha dorëheqjen si perfekt i Lezhës, Gjok Jaku zbulon arsyet

20:08 - 26.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth tre javë kanë kaluar që nga koha kur Gjok Jaku dha dorëheqjen nga posti i perfektit të Lezhës, duke theksuar se do të vazhdojë të aktor në jetën publike lokale.




Këtë të martë, Jaku ka thyer heshtjen për motivet e dorëheqjes së tij, duke thënë se nuk mund të bindet dhe të rrijë i përulur para arrogancës që herë- herë pushtetarët manifestojnë.

Në statusin e tij të dorëheqjes, Jaku citon Martin Luther King, i cili ka thënë se “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”.

Deklarata e plotë e Gjok Jakut:

Miqtë e mi!
Pergjatë gjithë këtyre ditëve, pasi u largova me dorëheqje nga puna, kam patur një numër të madh reagimesh, mesazhe në të gjitha mjetet e komunikimit, reagim miqësor që më bëri të ndjehem kaq mirë. Një pjesë e tyre zgjodhen të komunikonin permes fb.të afishohen në mbështetjen e tyre, një pjesë permes sms “në privatësi”, por siç ndodh rendom një pjesë e bashkëpunëtorëve “u fshehen” për arsye të cilat unë siguroj që dhe i mirkuptoj por do t’ju kujtoj një shprehje popullore “kur mu dogjen mullarët, njofta ndrikullat dhe kumbarët”.

I nxitur nga disa aludime por dhe pse-ja e ngritur nga miqtë e ndjekësit, si njeri me aktivitet mjaftueshëm publik por dhe si detyrim ndaj jush e shumkujt që më ka mbështetur në 30 vjet, në të mirë e në situatën që kam kaluar, ndjej detyrimin të sqaroj disa momente.

Së pari, karriera ime është mbeshtetur kryesisht në garën, kam garuar në 5 raste e kam fituar 4 prej tyre, falë mbështetjes komunitare por sjelljes time me pushtetin e fituar prej tyre. Kurrë nuk harrova se ky pushtet “duhet ndarë” me ata që më besuan e duhet sillem me perulje ndaj njerezve, të jetoj me to e njësoj si ato, besimi i dhënë permes votës duhet respektuar deri në fund në kohë, filozofinë e moralin që je votbesuar.

Së dyti, nuk jam terhequr se ma ka diktuar dikush se nuk kam pranuar kurrë të diktohem e as lejoj të “mbaj hunden” në gishtat e dikujt, liria ime është gjëja më e shenjtë dhe e shtrenjtë për të cilën u angazhova në vitin ’90 e në vijim.

Për ata që nuk e dinë unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në 4 raste të tjera në vitet ’91, 2000, 2008 dhe 2011, ç’ka do të thotë për mua kurajo dhe aspak “lidhja pas karriges” si qëllim, madje më është bërë sport tanimë. Si dhe herët tjera as kësaj radhe nuk jam larguar për diçka më të madhe, as fare, as për ndonjë kompromis “nën mëngë”, nuk pres asgjë nga askush.

Gjatë ushtrimit të detyrës kam denoncuar me shkrim e me gojë, në media fenomene që demtojnë mjedisin tonë shoqëror, perspektiven e zhvillimit të qëndrueshëm etj, janë aty në dokumente e protokolle qëndrimi im për masakrën mjedisore në lumin Mat, Drin, në bregdetin nga Shengjini në Tale e Patok, luftën pa kompromis ndaj kultivimit të bimëve narkotike, sjelljen morale të administratës ndaj qytetarit e punës…

Mirëpo kjo qasje imja ndaj këtyre problemeve me siguri “ka prish gjumin” e ndokujt që realitetin e sheh vetem permes elozheve në rrjetet sociale të punësuarve në administratë që bëjnë vetëm këtë punë.
Mua s’më rri mirë kostumi i njeriut të bindur, të perulur para arrogancës që herë herë pushtetarët manifestojnë.

Për mua ligji, e mira publike dhe e individit janë parimet më të larta që më kanë udhëhequr në punë dhe jo filozofia e repartit politik. At Zef Pllumi thotë ” Atdheu nuk janë malet, fushat e prrojet kot. Atdheu është e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote…”

Miqtë e mi!
Duke ju falenderuar pafund sejcilin prej jush, emër për emër, për mbështetjen, komunikimin, reagimin miqësor e inkurajues, mbetem gjithnjë një mik por dhe një zë aktiv bazuar mbi parimet e mia morale e të lirisë, eksperiencës për të vijuar aktivisht jetën publike në hapin e radhës.
I madhi Konica thoshte: “Shqiptari asht por s’din me thanë jam”. Ajo që unë di është të mos hesht e t’mos ndaloj.

Gjok Jaku lajmëron dorëheqjen në rrjetet sociale

Në 4 prill, Jaku e ka bërë të ditur vetë dorëheqjen me anë të një postimi në Facebook, ku nuk zbuloi arsyet për vendimin e tij, por tha se do të vazhdojë të aktor në jetën publike lokale.

“Miqtë e mi, bashkëpunëtorë, bashkëqytetarë!
Po ndaj me ju se sot kam dorzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh.
Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to.
Së dyti falenderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post termeti dhe të pandemisë kryesisht.,shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit.
Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhen t’më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Miqtë e mi të rrjeteve sociale!
Ka qënë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam perpjekur t’ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në vartesi të kohës time.
Kjo periudhë 3 vjeçare ka qënë një ekperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i perulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm.
Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti perjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qendrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqeror, social etj.sepse kështu dua të mbetem.
“Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King.

Kush është Gjok Jaku?

Ish-prefekti i Lezhës, Gjok Jaku ka qenë dy herë kryetar bashkie i këtij qyteti. Ai ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Shkodrës.

Në vitin 2005 Gjokë Jaku i shpëtoi për mrekulli një atentati me armë. Ai u qëllua në hyrje të banesës së tij dhe plumbat që mori në zonën e këmbëve e lanë të plagosur.

Ndërkohë, Jaku ka qenë edhe Zv/Ministër i Bujqësisë në vitin 2015.

Në vitin 2018, Ish-deputeti Gjok Jaku u emërua drejtor i Hipotekës në Shkodër. Pas arrestimit të ish-drejtori Zamir Leka dy ditë më parë, është vendosur emri i ri që do të drejtojë ZRPP-në e Shkodrës.

Gjok Jaku ka qenë zv.drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës por ka mbajtur edhe një së postesh të tjera.

Jaku është prezantuar si kreu i ri në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër gjatë ditës së sotme përpara punonjësve të mbetur të hipotekës.

Kreu i Hipotekës Shkodër Zamir Leka u arrestua me akuzën për korrupsion bashkë me juristen Frida Mirashi që u la në “arrest shtëpie”. Përpara ish-drejtorit Leka prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për ish-juristin Mirjam Bletaj dhe disa sekserë të dyshuar që u merrnin para të tjerëve për praktika të ndryshme në zyrën e hipotekës së Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj.

Denoncimi i Berishës/ Përleshjet  në PS, Gjokë Jaku rrihet me Pjerin Ndreu

Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në Facebook amrisn e viti që lamë pas, një përplasje fizike në shtabin elektoral të PS-së në Lezhë.

Sipas denoncuesit, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjokë Jaku janë përleshur me grushte me njëri-tjetrin.

Denoncimi nga Berisha në Facebook (23 mars 2021):

Rrihen me grushta Pjerini dhe Gjoke Jaku ne shtrofullen elektorale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje zoti kryeminister. Ne baze te informacioneve qe kam direkt nga shtabi elektoral i PS pardje pas nje sherri te madhe dhe shkembimit te akuzave te renda per njeri tjetrin jan rrahur me grushte prefekti Gjoke Jaku dhe kryetari i bashkise Pjerin Ndreu.Ngjarja ka ndodhur ne shtabin elektoral brenda ne bashkine e lezhes. Te fala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.