LAJMI I FUNDIT

Tensione në zgjedhjet për kreun e degës së PD në Bulqizë. Përplasje mes mbështetësve të kandidatëve, anëtarët shkulin dyert

13:20 - 26.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër incident ka ndodhur sot gjatë zgjedhjes së kryetarit të degës në Bulqizë, procesi i monitoruar nga Komisioni i Rithemelimit. Sipas “News24” ka pasur përplasje mes mbështetësve të dy kandidatëve Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani, pas tërheqjes së ish-kryetarit Dëfrim Fiku nga gara.




Anëtarët e PD kanë shkulur një derë nga vendi teksa ka pasur debate verbale dhe shtyrje për të hyrë në vendin e votimit. Ky proces zgjedhjesh u shty të dielën për shkak të pretendimeve për fryrje të listës së anëtarëve që do të votonin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Të dielën ishin tre kandidat në garë, ish- Kryetari Defrim Fiku, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.

Ndërkohë të hënën ish- kryetari Defrim Fiku u tërhoq nga gara duke lënë të garojnë për këtë post mjekun Fatos Hoxha dhe avokatin Shaqir Manjani. Bulqiza është e fundit që po i nënshtrohet procesit të ristrukturimit të nisur nga komisioni i rithemelimit të PD. Në Dibër është zgjedhur kryetar i degës Ilir Krosi dhe në Mat, Denisa Vata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.