AKTUALITET

Varhelyi acarohet me Bullgarinë: Hiqeni veton, do vij në Sofje aq shpesh deri sa të merret vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

12:30 - 26.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Olivér Varhelyi ka bërë një deklaratë të fortë në Sofje lidhur me ngërçin aktual për çështjet bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që është pengesë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.




Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se “Lufta ka treguar se nuk kemi kohë për të humbur”. Sipas Várhelyi, kriza ekonomike dhe Covid-19 treguan gjithashtu se çfarë mund të çojë mungesa e integrimit. Komisioneri shtoi se pabarazitë ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishin një nga sfidat kryesore që duhet adresuar.

“Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam, se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”, ka deklaruar komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin.

“Do të vij në Sofje aq shpesh sa të jetë e nevojshme për të marrë një vendim (heqjen e vetos bullgare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE) deri në fund të qershorit, nuk kemi kohë, lufta na ka treguar se sa e rëndësishme është integrimi evropian”.

Varhelyi shtoi se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” që çështja e fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shkupit në BE u rikthye në axhendë. Ai shtoi se mendonte se çështja ishte mbi dy vjet më parë.

Ai dha një shembull edhe me krizën e Covid-it dhe furnizimin me vaksina. Ai tha se vendet si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin vaksinat shumë më shpejt si vende anëtare të BE -së. Argumenti tjetër i tij lidhej me luftën në Ukrainë.

“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Ndaj, ne duhet t’i besojmë vetes tonë dhe fuqisë që kemi dhe mendoj, se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet t’i besojnë natyrës transformuese të zgjerimit tê Bashkimit Europian” ka deklaruar komisioneri Varleyi duke shtuar, se ky është mesazhi që përcjelll sërish në Sofje pas vizitës që ka kryer tre javë më parë.

Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska ka përsëritur sot se Bullgaria mund të heqë veton, por pas ndryshimeve në kushtetutën e Maqedonisë në mënyrë që të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend.

Tema e Maqedonisë së Veriut ka qenë një nga më të diskutueshmet në javët e fundit. Shkak është bërë informacioni se qeveria do të heqë veton para përfundimit të presidencës franceze të Këshillit të BE –së. Kryeministri dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës mohuan një informacion të tillë. Ndërkohë, Genchovska akuzoi ekipin e politikës së jashtme të Petkovit se po ndjek një politikë të jashtme të ndryshme për Maqedoninë e Veriut.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.