LAJMI I FUNDIT

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës/ Basha: Moment kyç i zhvillimeve për Ballkanin e kombin shqiptar

14:59 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur sot në Kuvend dhe ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.




Ky aplikim zyrtar tha Basha është një moment kyç i zhvillimeve për Ballkanin e kombin shqiptar. Lulzim Basha flet në Kuvend:

14 vite pas shpalljes ë Kosovës të pavarur rajoni ynë ka përjetuar çlirim nga makthet e destabilizimit e luftës. Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën krah për krah me bijtë e bijat uniformë të vendeve anëtare të NATO-s, investimi më i suksesshëm global e në vecanti i demokracive perëndimore.

Sot kemi rastin të përshëndesim njëzëri një moment kyç të zhvillimeve për Ballkanin e kombin shqiptar, aplikimin e Kosovës per anetaresi si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Personalisht ndiej kënaqësi të dyfishtë teksa shoh një hap të menduar e planifikuar për vite me radhë në bashkëpunim mes qeverive të Tiranës e Prishtinës tani të jetësohet me mbështetje totale e të rakorduar të anëtarëve të KiE.

Si përfundim dua të uroj qytetarët e Kosovës dhe forcat politike në Kosovë, ju siguroj për mbështetjen time personale, dhe t’i përgëzoj dhe t’i kërkoj një bashkëpunim të frytshëm që nis sot me aplikimin në Këshillin e Evropës, përkundër skepticizmit të ecim përpara për një Kosovë anëtare të Këshillit të Evropës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.