Kronikë

E FRIKSHME/ Gjendet një bombë e pashpërthyer pranë shkollës në Elbasan! (FOTO)

15:41 - 12.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një objekt tepër i rrezikshëm për jetën e qytetarëve është gjetur në qarkun e Elbasanit pasditen e kësaj të enjteje.




Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se një bombë e pashpërthyer, e cila i përket vitve 1946 është pikasur në afërsi të shkollës së fshatit Mengël në njësinë Labinot.

Të njëjtat burime konfirmojnë se mjeti shpërthyes ndodhet në një kanal pranë shkollës në fjalë.

Pas zbulimit, shërbimet përkatëse shtetërore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer dhe procedurat e rastit, në mënyrë që mos rrezikohet jeta e banorëve të zonës.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.