Kronikë

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen shtatë automjete! Dalin pamjet (FOTO)

14:25 - 12.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident masiv është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur shtatë makina.




Si rezultat i aksidentit, është shkaktuar një trafik i rënduar në këtë aks, ndërsa njëri nga udhëtarët ka pësuar lëndime si pasojë e ngjarjes.  Nga ana e saj, policia bëri me dije se një nga shoferët e makinave, me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk ka humbur jetën, ndërsa dëmet materiale duket se kanë qenë të konsiderueshme.

Informacion sqarues:

Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë – Durrës, janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.

Policia Rrugore e Tiranës përsëri apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje!

aksidenti autostrade4


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.