AKTUALITET

Nënshkruhet marrëveshja për gazifikimin e Shqipërisë/ Rama me ish-krahun e djathtë të Trump Mike Pompeo

10:06 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U nënshkrua sot një mamorandum mirëkuptimi për diversifikimin e tregut të gazit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm me ish-Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, gjatë firmosjes së projektit.




“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit #Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë

Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti i furnizimit me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, ka tërhequr dhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për t’u bërë pjesë e saj.

“Një moment i shënuar për një nga projektet më të rëndësishme e strategjike, gazifikimin e Shqipërisë duke iu referuar termocentralit të Vlorës, të pjesës së gazifikuese të portit lundrues që do ndërtohet në Vlorë e një hapi të madh ta kthejmë këtë projekt nga lokal në rajonal. Ky fakt është dukur qartazi në javët e fundit pasi ne kemi publikuar përpjekjen tonë në bashkëpunim me partnerët amerikanë, kemi pasur shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut e Kosova për t’u bërë pjesë e këtij projekti duke e kthyer në projekt të rëndësishëm rajonal”.

Prej ditës së djeshme në Tiranë ka mbërritur ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo,  i cili sot ka qenë i pranishëm në një event të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, në lidhje me projektet që e shndërrojnë Shqipërinë sipas tyre në eksportuese të energjisë elektrike.

Gjatë gjithë fjalës së saj në prezantimin e projektit, ministja Belinda Balluku e cilësoi Pompeon si sekretar të shtetit, edhe pse ky i fundit ka disa vite që është larguar nga ky funksion, dhe me Ballkanin më së shumti e lidhin projekte biznesi.

Mike-Pomeo-Evi-Kushi Enkelejd-Alibeaj-Dhurata-Cupi-Jorida-Tabaku Mike-Pomeo-Evi-Kushi111 Mike-Pomeo-Evi-Kushi11 Mike-Pomeo-Evi-Kushi11111
<
>

 

Pompeo është një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që në Shqipëri ka ardhur me ftesë të Taulant Ballës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.