LAJMI I FUNDIT

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit drejt dështimit/ Alibeaj: Procesi ka qenë farsë, raundi i parë ka dështuar

09:48 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dështimin e seancës së parë për zgjedhjen e presidentit të vendit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ja ka faturuar mazhorancës. Deklaratën Alibeaj e ka bërë gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ky Komision konstatoi se nuk ka asnjë emër kandidati për raundin e parë.




“Nga ana jonë i është bërë me dije mazhorancës që ky proces do të duhet të përmbushë dhe të ketë disa kritere në mënyrë që ty japë shqiptarëve njeriun e popullit dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Para se të arrihet në një produkt të tillë ne si parlament kemi ca detyrime dhe detyrimi i parë është ai i një procesi të sinqertë. Duhet një president i gjithëpranuar. Ky proces duhet të zhvillohet në bazë konsensuale. Opozita duhet të ketë një rol substancial, pasi mazhoranca nuk ka numrit të vazhdojë e patrazuar për zgjedhjen e njëanshme të presidentit. Tre raundet e para të jenë të tilla. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së kushtetutës. Por që të tregojë që po keni dëshirën për ti dhënë shqiptarëve qytetarin e parë. Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit”’- tha Alibeaj.

Pasdite në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon raundin e parë të votimit. Afati i partive për të paraqitur propozimet ishte ditën e djeshme, por ende nuk ka asnjë emër në diskutim.

Bushka: Nuk ka asnjë kandidaturë për president

Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidaturë për president.

‘Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit.’- tha Bushka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.