LAJMI I FUNDIT

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë/ Ngjela: Politika amerikane po tallet me Saliun

12:11 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish- sekretari Shtetit amerikan, Mike Pompeo, është tani në Tiranë.




Politika amerikane po tallet me Saliun. Sidomos ambasadorja Yuri Kim. E pra, me këtë rast po flasim për non gratën e Saliut, si i bëhet tani? Se Mike Pompeo ka qenë sekretar Shteti i republikanëve deri në vitin 2020. Por në këtë vit u mblodhën edhe faktet për Saliun nga Departamenti i Shtetit.

Ja ku e keni republikanin që mendohet të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë. Por, a e dinë petritat hajdutë të Saliut këtë?

Komedi e bukur kjo. Por kuptohet që ky është krijim i bukur i ambasadores Yuri Kim. Krijim shumë i bukur i politikës amerikane, gjithashtu.

Po Saliu, ende me Sorosin e ka avokatinë e tij për daljen non grata në Shtetet e Bashkuara? Apo ky Sorosi i manipulon kundër Saliut edhe republikanët, deri te sekretari i Shtetit republikan?

Të shohim, Saliu do të na i thotë.

Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut.

E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij.

Është komedi e bukur…

Po pra, a do ta takojë Pompeo, Saliun?

Nuk ka mundësi.

Turp, përse e do Pompeo, Saliun, për ta bërë turshi?

Por ja që tani i del kripa edhe Saliut me pyetjen: Sorosi apo republikani Mike Pompeo i ka mbledhur provat kundër Saliut?

Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda saj.

Tallje e madhe për një komedian si Saliu.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O S. Ngjela, shiko punet e tua, mos i qaj hallin Berishes, ai e kaloi jeten e tij shendoshe e mire, politika amerikane perkedhel te gjithe ata qe nuk kane tru ne koke, sepse te mencurit, te mencur mbeten. Ti dhe Rama jeni njesoj.

    Përgjigju ↓