Kronikë

“Marrëdhënie seksuale me të mitur”- Ishte shpallur në kërkim, arrestohet pedofili në Tiranë

15:40 - 18.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë operacionit të koduar “Sei”, zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.




“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sei”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit: Ideal Agolli, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë”, ben me dije policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.