Kronikë

Përfshihet nga flakët makina në Sarandë, pronari e kishte çuar në servis. Çfarë dyshon policia

16:20 - 18.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në Sarandë, duke pësuar djegie të pjesshme, fatmirësisht pa viktima apo lëndime në njerëz.




Incidenti ka ndodhur në ambientet e një servisi, ku pronari nga Delvina e kishte çuar automjetin tip “Mercedes-Benz”.

Arsye për djegien e automjetit dyshohet një defekt teknik, ndërsa policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.