SPORT

Armando Broja i thotë ‘lamtumirë’ Sauthemptonit, Tuhel vendos për të ardhmen e sulmuesit shqiptar

09:34 - 19.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri gjerman i Çelsit, Tomas Tuhel, ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, do të kthehet me skuadrën e “Bluve” këtë verë.




Këtë gjë e ka konfirmuar vetë gjermani, përpara sfidës me Leistërin, ku është shprehur se lojtarët që kanë qenë huazim nga Çelsi këtë sezon do të kthehen në verë.

“Unë dua t’i kem ata në fazën përgatitore dhe më pas do të vendosim gjatë saj se çfarë vendimi do të marrim”, ishin fjalët e Tuhel kur u pyet për Brojën dhe për talentin tjetër, Gallaher.

Broja kështu mund të luaj ndeshjen e tij të fundit me Sauthemptonin përballë Leistërit në sfidën e fundit të kampionatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.