Kryesore

Pronat/ Rama nga Himara: Janë shitur nga 2-3 herë me çmim dyfish sesa në Korfuz! Është poshtërsi të thuash që…

11:29 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Himarë ku shpërndau 437 tituj pronësie. Ndërkohë në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal gjatë tek debati për çështjen e pronave, duke thënë se ashtu sic është problem Himarë është edhe Thethi, Vermoshi, Tropoja e Saranda.




Kryeministri iu përgjigj të gjithë kritikëve, të cilët thonë se pronat i janë marrë himariotëve dhe u janë dhënë oligarkëve.

Sipas tij, kush e thotë këtë gënjen, pasi asnjë pronari legjitim nuk i është marrë prona pa  pëlqimin e tij.

“Jo vetëm prej vitesh pronat këtu shiten për zhvillim, shiten me çmime sa dyfishi i çmimeve në Korfuz, por shiten nga 2-3 herë për faktin që zhvilluesit për të mos pasur probleme e paguajnë edhe atë, paguajnë edhe të tretin për të njëjtën tokë”, tha Rama.

Rama: Është folur shumë dhe është abuzuar shumë duke e treguar këtë çështje si një çështje që lidhet vetëm me Himarën. Madje ky abuzim është shfrytëzuar në mënyrë djallëzore nga ata që nuk kanë asnjë qëllim tjetër  përvec shfrytëzimit të shqetësimit legjitim të banorëve për të cuar përpara interesat e tyre shumë të ngushta politike që nuk kanë lidhje as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me fqinjët.

Unë dua tju them këtë, që të njëjtën çështje, të njëjtin shqetësim pa asnjë dallim e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Kukësit, Malësisë së Madhe dhe banorët e Himarës deri poshtë në Sarandë. Është njësoj nuk ka asnjë ndryshim.

Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë qëllim prapa mendimi për ta penguar zgjidhjen e këtij problemi, aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam edhe nga Himara, që do të thotë nuk do kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja të pamundurën njësoj. Si për Tropojën, si për Himarën, si për Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën.

Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit dhe pasi në shumë zona nuk është pranuar ligji 7501 dhe nga ana tjetër janë bërë shumë paudhësi me të ashtuquajtur AMT. Kjo ka penguar edhe vetë regjistrimin e shtëpive të trashëguara, të cilat kanë qenë aty dhe janë aty. Këtu pastaj është shtuar edhe një tjetër shtresë poshtërsie propagandistike sikur kjo bëhet për ti marrë pronat, banorëve dhe trashëgimtarëve legjitim të Himarës dhe për t’ia dhënë oligarkëve. Ju e dini më mirë nga të tërë sepse ju jetoni këtu, që e para nuk ka asnjë metër katror nga Llogaraja deri në Ksamil që të jetë marrë një pronari legjitim dhe ti jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti.

Por ka patjetër situata të rënda që janë zhvilluar në vitet përpara se ne të vinim në qeveri, ku me AMT është bërë një lojë kriminale dhe në pika të caktuara janë shfaqur përmes tyre si pronarë, individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm, të cilët i kanë vënë trashëgimtarët para një zgjedhje që ose të pranojnë të shesin pronën e tyre. Nuk ka një metër katror këtu që nuk është shitur nga pronarët, por asa kohe shitja kishte mbi kokë edhe kërcënimin që po nuk e shite ti s’ke për ta gëzuar asnjëherë se këtu nuk ka për tu bërë asgjë. Kjo ka qenë historia më parë. Kusht thotë që janë marrë pronat himarjotëve dhe i kanë kaluar dikujt tjetër pa atë miratimin e tyre thotë një gënjeshtër e madhe. Kjo nuk ka ndodhur. Jo vetëm prej vitesh pronat këtu shiten për zhvillim, shiten me çmime sa dyfishi i çmimeve në Korfuz, por shiten nga 2-3 herë për faktin që zhvilluesit për të mos pasur probleme e paguajnë edhe atë, paguajnë edhe të tretin për të njëjtën tokë. Pra ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himarjotët nga pronat dhe për ti vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve është një poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real. Le të dalë njëri të thotë që mua ma morën dhe unë nuk dija gjë fare. Nuk ekziston


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.