BOTA

VIDEO/ Shikoni momentin kur trupat ukrainase hedhin në erë një nga armët më vdekjeprurëse të Rusisë

12:14 - 23.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur trupat ukrainase hedhin në erë një nga armët më vdekjeprurëse të Rusisë, një lëshues bombe me vakum. Video tregon një TOS-1 rus duke u djegur pas një shpërthimi masiv.




Vladimir Putin ishte akuzuar më parë se kishte përdorur raketat vrasëse termobarike që mund të shkatërronin një ushtri kundërshtare, gjatë pushtimit të Ukrainës.

Raketat TOS-1 Buratino dhe TOS-1A Solntsepek janë disa nga armët më shkatërruese jo-bërthamore që mund të vendosen në fushën e betejës, dhe sipas Konventës së Gjenevës janë të ndaluara.

Arma vrasëse përdor oksigjenin e ajrit përreth për të prodhuar një shpërthim të fuqishëm. Buratino, unik për ushtrinë ruse, është projektuar për të zhdukur pozicionet shumë të fortifikuara.

Sistemi vetëlëvizës i raketave të shumta është vendosur tashmë nga gjeneralët e Moskës në konflikte duke përfshirë Afganistanin, Çeçeninë, Irakun dhe Sirinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.