![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Marash Kumbulla u bë i pari futbollist i Kombëtares Shqiptare që ka arritur të triumfojë në një kompeticion europian. Në një prononcim për “Super Sport”, mbrojtësi i Kombëtares ka folur për emocionet e kësaj finaleje dhe të ardhmen.
“Kjo është dita më e lumtur e jetës tim. Nuk kishte gjë më të bukur se sa të festoja me tifozët shqiptarë në këtë stadium. E kishim pritur shumë këtë ditë dhe shpresojmë të vazhdojmë me suksese të tjera”, ka thënë fillimisht Kumbulla për “Super Sport”.
Më pas i pyetur për faktin se Murinjo ka deklaruar se Kumbulla do të qëndrojë edhe sezonin tjetër në Romë, mbrojtësi i Kombëtares u shpreh: “Po, ndihem mirë te Roma. Dua që të vazhdojmë me një tjetër sezon ku të bëjmë mirë. Trajneri beson tek unë dhe shpresoj të kem minutat e mia”./ Panoramasport.al