DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Flet Mjekja, pas apelit të çiftit Mulla ndërhyn Sollaku. “Vajza e Korçës është e përdhunuar”

07:00 - 01.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

1 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Flet Mjekja

Pas apelit të çiftit Mulla ndërhyn Sollaku

 “Vajza e Korçës është e përdhunuar”

Ekspertiza private e bërë nga prindërit e minorenes kundërshton raportin mjeko-ligjor që do çonte në lirimin e 25-vjeçarit Arif Minga. Mjekja Sanije Gjergji: Kur flet vajza 13-vjeçare dokumentet nuk kanë asnjë vlerë

 Pavarësisht nga këto, është mirë t’i besohet asaj ç‘ka thotë vajza dhe as letrave të mia e as të ndonjë tjetri”

Mjekja e kryeqytetit: Kur flet vajza dokumentet nuk kanë asnjë vlerë

 Mjekja: Minorenia korçare është zhvirgjëruar

 

 

Mjekja e Poliklinikës nr.7 në kryeqytet, Sanije Gjergji, nuk e mban mend rastin e të miturës E.M. nga Korça, pasi në derën e saj trokasin me dhjetëra vajza në ditë. Mirëpo kur i tregojmë raportin e lëshuar prej saj, shpjegon se dokumenti kua jo ka shkruar se vajza është zhvirgjëruar është i rregullt dhe se vizita në fjalë mund të jetë realizuar nga ndërhyrje miqësore.

“Jam e ndershme kur them se nuk e mbaj mend rastin e 13-vjeçarës nga Korça, por si nënë dhe si mjeke në rast ballafaqimi, kam kurajën të them vetëm të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, thotë mjekja gjinekologe Gjergji. Pasi kontrollon një për një vizitat e shënuara në regjistër gjatë periudhës tetor 2001-janar 2002 (në këtë muaj daton lëshimi i raportit), dhe nuk gjen emrin e të miturës fatkeqe, mjekja nga kryeqyteti sqaron se vajza mund t’i jetë paraqitur si rast i zakonshëm, thjesht duke kërkuar nëse ishte akoma e virgjër apo jo. Padashur t’i anashkalojë faktit se ka lëshuar një dokument për të cilën ajo nuk është kompetente, doktoresha Gjergji, pohon se në shumicën e rasteve ajo i ka kthyer mbrapsht vajzat që kanë patur probleme me Drejtësinë, duke u rekomanduar ekspertët ligjorë. Ndërkohë ajo pranon se qëllon edhe të mos kthesh mbrapsht hallexhinjtë, sidomos kur të serviren nga rrethi shoqëror e miqësor (kësaj si shmangesh dot – thotë ajo). Kurse e pyetur për të vërtetën e të miturës nga Korça, mjekja Gjergji jep një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Firma e ligjit është mbi mua. Unë nuk mund të them se jam e shkëlqyer dhe se nuk gaboj gjatë punës time si mjeke, por të qenit e virgjër ose jo e një vajzë është a, b, c-ja e zanatit tonë. Vetëm në një rast mund të gabosh dhe këtë mjeko-ligjorët duhet të citonin saktë në përcaktimin e tyre, bëhet fjalë në rastin kur himeni është elastik. Pavarësisht nga këto, është mirë t’i besohet asaj ç‘ka thotë vajza dhe as letrave të mia e as të ndonjë tjetri”. Duke i besuar logjikës, mjekja Sanije Gjergji argumenton se një vajzë 13-vjeçe e di mirë kur e kap kush dhe se çfarë i bën dhe s’ka arsye të gënjejë për veten. Ndërsa dyshimit të hedhur për ndonjë… ajo i përgjigjet: “Jemi dy mjekë të ndryshëm (Një nga Korça) dhe nuk kemi arsye të mashtrojmë.

Sollaku: Grup prokurorësh për të ndjekur çështjen

Tiranë- Kryeprokurori Theodhori Sollaku urdhëron ngritjen e një grupi të posaçëm ekspertësh, të cilët do ta ndjekin nga afër dramën e të miturës E.M. nga Korça. Dje, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Agim Neza, ka pohuar për Gazeta Shqiptare, se kreu i akuzës, ka realizuar dy ditë më parë një takim me 14-vjeçarën dhe prindërit e saj. Jo vetëm kaq, pas rrëfimit të tyre të imtësishëm mbi ngjarjen dhe frikën për një korruptim të mundshëm të përfaqësuesve të Drejtësisë, kryeprokurori Sollaku, ka urdhëruar menjëherë ngritjen e një grupi ekspertësh nga qendra për zbardhjen e të vërtetës për ngjarjen në fjalë. Dhe pse ka dështuar në përpjekjen e parë për të takuar prokurorin e përgjithshëm, vogëlushja fatkeqe dhe prindërit e saj invalidë, kanë mundur që ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Tiranë ta takojnë atë. Pas një telegrami zyrtar dhe një “roje qëndrimi” në portat e organit të lartë hetimor, tre pjesëtarët e familjes Mulla, kanë marrë viston nga kryeprokurori Theodhori Sollaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.