LAJMI I FUNDIT

Ndarja nga jeta e ish presidentit Nishani, nesër ditë zie kombëtare

17:13 - 01.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shqipëri, qeveria vendosi të shpallë zi kombëtare për ditën e nesërme, në nderim të ish presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.




Ceremonia zyrtare e homazheve do të zhvillohet po nesër. Pas mesditës pritet të bëhet përcjellja në një nga varrezat publike të kryeqytetit.

Ndërkohë, që prej ditës së sotme, arkivoli me trupin e tij është vendosur në sallën kryesore të selisë së presidencës, ku familja dhe të afërmit e tij kanë pritur vizita.

Presidenti Ilir Meta tha pas homazheve se zoti Nishani ishte “një nga politikanët dhe mbi të gjitha shtetarët më të përgjegjshëm dhe serioz të këtyre dekadave, në çdo detyrë, politike dhe shtetërore. Në mënyrë të veçantë, si President i Republikës – shtoi zoti Meta – ai spikati si një mbrojtës i shkëlqyer i Kushtetutës, i interesit publik dhe kombëtar, i demokracisë, parimeve dhe vlerave më të rëndësishme të saj”.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh ndër të tjera se “shqiptarët humbën sot ish-kreun e shtetit që i dha në atë detyrë dinjitet të madh, institucionit të Presidentit, por dhe mbarë shqiptarëve”.

Zoti Nishani u nda nga jeta në një spital në Gjermani ku ai u shtrua për shkak të komplikacioneve post-Covid në mushkëri./ VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.