DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Presidenti, dje 55 deputetë të opozitës firmosën Konventën. “Na duhet dhe 1 votë për të rrëzuar Nanon”

07:00 - 09.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

9 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Presidenti

Dje 55 deputetë të opozitës firmosën Konventën

“Na duhet dhe 1 votë për të rrëzuar Nanon”

Por ja plani i kreut të PS për të siguruar 72 votat socialiste

Ja skema për të zbuluar se kush nga parlamentarët socialistë do të votojë për kandidaturën e Meidanit

Plani i Nanos: PS vihet në rresht

Kreu socialist do të kërkojë firmat e 72 deputetëve

Tiranë

Kryetari i PS-së ka në plan që të marrë firmat e gjithë deputetëve socialistë për të shpallur kandidaturën. Nuk thuhet saktësisht se kur do të ndodhë kjo gjë, por burime pranë Nanos tregojnë se lista e deputetëve që do të kërkojnë kandidimin zyrtar të kryetarit të PS-së në Kuvend, do të përbëhet nga 72 emrat e anëtarëve të grupit parlamentar socialist.

 

Pritet që ky veprim të shoqërohet me kërkesën për një konsensus total nga ana e deputetëve të PS-së, angazhim të tyre për të mbështetur kandidaturën socialiste me një vendim politik. Duke bërë këtë argumentim Nano do të kërkojë që të gjithë deputetët socialistë të firmosin listën për kandidimin e tij. Në këtë mënyrë ata bëjnë një deklarim të votës së tyre. Duket se kryetari i PS-së po përdor këtë strategji për të mos i dhënë asnjë shans presidentit aktual Meidani apo edhe kandidaturave të tjera që të shpallen kandidatë zyrtarë në Kuvend me firmat e socialistëve. Deri dje asnjë prej deputetëve socialistë nuk kishte marrë kërkesën për firmosjen e kësaj liste me 72 emra. Disa prej tyre ishin në dijeni, ndërsa shumica nuk dinin asgjë. Në mbledhjen e KPD-së së datës 16 qershor do të bëhet më i qartë edhe synimi dhe strategjia që po përdor Nano, në ecjen drejt postit të Presidentit. Hapi i parë për kryetarin e PS-së është bllo9kimi i rivalëve që në mbledhjen e KPD-së dhe kryesinë e PS-së. Nga këto forume të larta partiake kërkohet që të dalë vetëm një kandidat, që do t’i paraqitet Parlamentit. Meidani është i dobët në PS për të mposhtur Nanon. Rruga e vetme e tij është sfida direkte në Kuvend dhe për këtë i duhen minimumi 20 firma nga deputetët. Opozita është deklaruar kundër tij dhe shpresa e vetme e Meidanit është marrja e firmave nga ana e socialistëve. Ai bëri edhe një tentativë për këtë, por pa sukses. Nano tashmë po bën gati lëvizjen për të hequr çdo mundësi të Meidanit dhe kjo është marrja e firmave paraprakisht të 72 deputetëve socialistë. Një deputet, sipas Kushtetutës, mund të propozojë vetëm një kandidat. Kjo lëvizje e kryetarit të PS-së, para hapjes së votimit në Kuvend, duket se do të bëjë edhe evidentimin në një kohë të përshtatshme të socialistëve që janë kundër kandidimit të Nanos. Nëse ata nuk duan që Nano të zgjidhet, do të refuzojnë edhe të nënshkruajnë. Në këtë mënyrë Nano e ka më të lehtë t’i bindë ata dhe të evitojë ndonjë votim kundër tij gjatë seancës plenare të 24 qershorit, kur hapet zyrtarisht zgjedhja e presidentit. Nuk dihet ende nëse Nano do të kërkojë edhe firmat e deputetëve të partive të koalicionit qeveritar. Nëse ai e bën këtë, atëherë ka gjasa që kryetari i PS-së të bëjë një surprizë të vërtetë në seancë plenare kur do të hapet votimi. Ai, nëse i bind të gjithë, mund të paraqesë një listë me plot 84 emra deputetësh që e propozojnë atë për kandidat. Në këtë mënyrë mund të bëjë që votimi të jetë thjesht një formalitet në Parlament. Një variant tjetër i kësaj strategjie të Nanos për të mbledhur 72 firmat e socialistëve mund të jetë edhe testimi i situatës. Aktualisht thuhet se nuk është marrë asnjë firmë në këtë listë, por fjala është përhapur dhe reagimet e para po ndihen. Përfshirja e të gjithëve në një debat për këtë çështje do t’ia bëjë të qartë kryetarit të PS-së tablonë e situatës dhe në bazë të saj do të vendosë hapat e mëtejshme për kandidimin për president. Gjithçka mbetet për t’u parë në prag të KPD-së, por edhe pas saj.

  1. kre


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.