Kryesore

“Kërceni, kërceni se kështu do ju çojmë edhe në zgjedhje”- Ervin Salianji: PS kërkon t’i imponojë planin e hetimit ekspertëve

13:30 - 08.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS është shoqëruar me debate për planin hetimor. Socialistët kanë kërkuar 5 minuta pushim dhe janë larguar, ndërsa kryetari i Komisionit Ervin Salianji tha se PS ka një plan hetimi që kërkon t’ia imponojë ekspertëve.




“Kërceni kërceni, kështu do ju çojmë edhe në zgjedhje. PS sapo pranon që ka një plan hetimi dhe kërkon t’ia imponojë edhe ekspertëve. Këtë po diskutojmë që ekspertët duhet të kenë një plan hetimi”, tha Ervin Salianji.

Gogu: Unë kërkoj 5 minuta pushim sepse e keni çuar në drejtim të paditur këtë komision dhe duket qartë që ju nuk doni. Nëse doni hidheni në votim dhe shikojmë cili plan hetimi kalon. Kaq kisha, 5 minuta pushim

Salianji: Prisni pra se do kërkoni 5 minuta pushim dhe do ikni prapë. Ikni si djalli nga temjani. Nënkryetari i Komisionit sapo tha që ka një plan hetimi, unë këtë po them që po i imponoheni ju ekspertëve. Kërceni kërceni, kështu do ju çojmë edhe në zgjedhje. PS sapo pranon që ka një plan hetimi dhe kërkon t’ia imponojë edhe ekspertëve. Këtë po diskutojmë që ekspertët duhet të kenë një plan hetimi. Së dyti ne nuk mund të diskutojmë për planin e ekspertëve pa e lexuar ekspertët. Së treti nuk shoh ndryshimin në qasjen procedurale, sic thotë nën kryetari i komisionit që do të mbulojë atë që nuk mbulohet. Kanë të njëjtën qasje, bëhet fjalë vetëm për emrat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.