LAJMI I FUNDIT

Festa për 31-vjetorin e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi refuzon të marrë pjesë! Kush e përfaqëson LSI-në

20:04 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partisë Socialiste po zhvillon këtë të diel festën me rastin e 31-vjetorit të krijimit të saj,  ndërsa për në ceremoni ftesë kishte edhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI.




Me sa duket, ajo ka refuzuar të marrë pjesë, ndërsa të pranishëm kanë qenë deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endri Braimllari.

Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm shumë figura politike, jo vetëm nga PS. Më herët në ambientet e selisë rozë është parë edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ish-deputeti i Partisë Socialistë, Spartak Braho në 31-vjetorin e PS ka dhënë mesazhin që kjo forcë politike “duhet të hapet me intelektualë dhe jo me çupëlina”.

Sipas tij, PS me uljet dhe ngritjet e saj mbetet partia me serioze dhe me një bilanc pozitiv. Ndërsa u shpreh se është një fatkeqësi që nuk kemi një opozitë, duke akuzuar Sali Berishën që e ka shkatërruar atë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.