Kosova

Bashkëshorti i ish-ministres Shahini arrestohet përsëri! Molliqaj: Veteranëve po u bëhet padrejtësi nga Kuvendi dhe Qeveria

18:03 - 16.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dardan Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrës së PSD-së.




Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme.

Megjithatë, përkundër kësaj, kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.

Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.

“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje lëshoi urdhërarrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.

Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ish-Ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.