AKTUALITET

“Blegtori me më pak se 10 lopë nuk përfiton subvencione”/ Korreshi: Do t’i çoni demin e fushatës elektorale t’i bëjë 10?

14:43 - 16.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në seancën e sotme plenare ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë për mënyrën sesi po trajton fermerët e blegtorët. Sipas tij, ka diferenca në ndihma e subvencione mes atyre që janë “njerëz të partisë dhe atyre që punojnë me djersën e ballit.”




“Keni një disfavor mes fermerëve në terren. Janë në kushtet e mbijetesës. Po flasim për të gjithë prej tyre. Atë pikatore, atë lugë uji kafeje që keni dedikuar për bujqësinë ta shpërndani sipas kritereve…të marrin të gjithë bujqit nga pak. Po të kesh 9 dynym nuk përfiton, ne të tjerët të ngrohemi në diell. Nëse thoni me VKM, nëse nuk keni 10 lopë nuk përfitoni, do t’i çoni dënim që nxorët në fushatë elektorale t’i bëjë 10? E dini çfarë fukarallëku është blektoria në Shqipëria? Të gjitha baxhot që prodhojnë marrin qumësht serb apo pluhur. Plastmasin do ta ndërrojë edhe ai që më ka më pak se 1 HA. E ndërron edhe ai që jeton me djersën e ballit, jo vetëm patronazhistët. E gjithë bujqësia shqiptare ka 40 për qind të krahut të punës. Ju po i përzini. Bëni edhe seleksionim në dhënien e kompensimeve. Një njeri që do të bëjë serën duhet ta dijë sa do të marrë, të ketë një garanci edhe në një perspektivë 5-vjeçare të dijë se kostoja e tij do të lehtësohet nga ndihma që do t’i japë shteti…Një lopë nuk nxjerr koston që do të marrë vetë, përpos njeriun që do t’i rrijë te koka. Fshati sot i drejtohet qytetit që të blejë qumësht, qumësht pluhur. Po bëni një popull hajdut se do të hajë bukë, po vjedhin njëri-tjetrin si në kohën e qoftëlargut për të mbijetuar. E tillë është situata e grurit, s’i kanë hedhur dot sasinë e uresë që do të nevojitej. 4000 shpendë ngordhën në Mizë. Dy javë i shkreti mori në telefon depuetetët, kur vinë me kamera atëherë filloni kujtoheni t’i ç’groposni. Çfarë do të bëjë ministria e bujqësisë për rastin konkret? Do ta lërë të falimentojë? T’i bëjë analizat, i ka të gjitha mundësitë. Ndodh në Lushnje, analizat bëhen në Fushë-Krujë,” tha Korreshi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.