AKTUALITET

‘Kërcet’ druri në Gjilan/ Lëndohet dhe dërgohet në spital një person, arrestohen pesë të tjerë (VIDEO)

19:08 - 17.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë persona janë përfshirë në një sherr masiv, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një person.




Ngjarja ka ndodhur në Gjilan pranë shkollave të mesme, ndërsa personi i lënduar është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ka raportuar Gazeta Express.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar ngjarjen.

“Ju njoftoj se sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës ka pranuar një informate për një rrahje në Gjilan. Të për fshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar trajtim mjekësor. Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e përfshirë në këtë rast, dhe të njëjtët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Hashani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.