BOTA

Gjenden 17 persona të vdekur, dhjetëra të plagosur në një klub nate

12:04 - 26.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në Afrikën e Jugut.




Trupat janë gjetur në tavernën Enyobeni në orët e para së të dielës dhe dhjetëra persona tjerë besohet se janë të plagosur.

“Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar teksa po flasim”, ka thënë një zëdhënës i policisë për kanalin afrikan, Newzroom.

“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë spekulime në këtë fazë”, kanë thënë zyrtarët.

 

 

Është raportuar se familjarët e viktimave nuk kanë arritur të shohin trupat e viktimave.

Një numër i madh i personelit të emergjencës gjendet në skenën e incidentit./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.