EKONOMI

Rritet përsëri çmimi i naftës dhe benzinës një ditë pas protestës së opozitës

15:40 - 08.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

As 24 orë nuk kanë kaluar nga protesta e opozitës dhe Bordi i Transparencës ka vendour që të rriten përsëri çmimet karburanteve kryesore, si nafta dhe benzina.




Vetëm çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar në vijim, sipas vendimit të Bordit.

Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme, nafta do të shitet me 240 lekë/litri, nga 235 lekë/litri që është aktualisht, benzina do të shitet me 233 lekë/litri, nga 227 lekë/litri që është.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.