DOSSIER

Rruga që duhet të përshkojmë është ajo e dashurisë, e paqes, e dialogut, mirëkuptim midis feve, vendeve, popujve…

10:00 - 11.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ferdinand Samarxhi, nder i Kombit




 NË VEND TË EPILOGUT…

Sot, realiteti ekzistues konfiguron ekzigjencën e tij nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë realitet të gjinisë njerëzore.

Shoqëria e sotme, nëpërmjet qenies së saj njerëzore, ofron pjesëmarrjen e saj, jo vetëm nëpërmjet ekzistencës në këtë realitet, por dhe në krijimin e koncepteve filozofike, jetësore, të cilat konfirmojnë botëkuptimin dhe vizionin e saj primar dhe udhëheqës në jetë.

Njeriu, shkalla më e lartë e ndërgjegjes, krijesë më inteligjente e universit, mbart dhe prodhon vlera, të cilat prezumojnë dhe përçojnë realitetin e kohës, vizionin e saj.

Vizioni, botëkuptimi i tij, udhëheq kohezionin shpirtëror, i domosdoshëm për realitetin në të cilin ai ekziston dhe e prevalon atë.

Shoqëria e sotme, mbarsur me dukuri nga më të ndryshmet, filozofike, shpirtërore, jetike, udhëhiqet nga ky kohezion shpirtëror…

Kohezioni shpirtëror në ballafaqim me realitetin e udhëheq njeriun në prodhim vlerash të mëdha filozofike, shoqërore, shpirtërore…

Njeriu bëhet promotor i realiteteve të ndryshme që e çojnë shoqërinë e sotme njerëzore drejt ecjeve dhe zhvillimeve të mëdha të kohës.

Bota sot përjeton zhvillime të mëdha teknologjike, por edhe dukuri, fenomene të ndryshme, që nuk e avancojnë atë.

Kohezioni shpirtëror, i rrethuar nga këto dukuri, disa herë bëhet përçues i pavullnetshëm, i pandërgjegjshëm.

Shoqëria e sotme përjeton rryma të ndryshme radikale, regresive, që prodhojnë dukuri dhe fenomene nga më negativet për kohën…

S’KA PAQE DHE SIGURI, NËSE S’KA KOMUNIKIM, DIALOG, MIRËKUPTIM, MIDIS FEVE, VENDEVE, POPUJVE, SHOQËRISË SË SOTME NJERËZORE…

Takimet dhe dialogu i liderëve të mëdhenj të besimeve mbartin dhe përçojnë ide, koncepte filozofike, politike, vlera të mëdha për shoqërinë e sotme, e cila po përjeton krahas zhvillimeve të mëdha, rryma të ndryshme radikale, regresive, që po cenojnë e dëmtojnë vlerat e shoqërisë së sotme njerëzore, kuptimin e vërtetë të jetës…

Takimi i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me Atin e Shenjtë, 10-11 maj 2016, dhe me Patriarkun e Patriarkanës Ekumenike Vartholomeu i Parë, më 25 tetor 2016, ishte mëkim i madh, i shenjtë, që të tre liderët botërorë, të tri Qendrave Botërore të Besimeve, Katolik, Ortodoks, Bektashian, Papa Françesku, Vartholomeu i Parë dhe Kryegjyshi Botëror, iniciuan për kohën që po përjeton shoqëria e sotme, nga rrymat e ndryshme radikale, rrugën që duhet të përshkojë sot shoqëria njerëzore. Është rruga e dashurisë, dialogut, midis feve, vendeve, popujve…

Në këtë involvim shpirtëror, Lideri Botëror Bektashian, Baba Mondi, mirëpriti ftesën e deputetit të Kuvendit të Parlamentit të Rumanisë, Bogdan-Alin Stoica, të vlerësuar para pak kohe me dekoratën e lartë “Kalorsi i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës, SHTZ Ilir Meta dhe të shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, dr. Luan Topçiu dhe nga drejtori ekzekutiv, Radu Savulescu.

I mbrujtur me idealin e flamurtarit të dashurisë, lideri shpirtëror i bektashinjve, nën inicimin e Tij, për të nxitur, zhvilluar dialog ndërfetar me të gjithë liderët, si e vetmja rrugë e kohës së sotme, për të siguruar paqe dhe siguri ne rajon, u prit nga Kisha Luterane: Peshkopi vikar Daniel Zikeli, nga Kisha Ortodokse Rumune: Peshkop-vikar patriarkal PS Varlaam Ploieșteanu nga Kisha Romano-Katolike: Arkipeshkop mitropolit i Bukureshtit, Mons. Aurel Percă nga komuniteti turk: deputeti Iusein Ibram nga kulti mysliman: myftiu Murat Iusuf nga Parlamenti i Romanisë: zv/kryetari i Dhomës së deputetëve Vasile-Daniel Suciu nga Lideri i Grupit të Pakicave Kombëtare, Varujan Pambuccian, nga Komuniteti i hebrenjve të Rumanisë, deputeti Silviu Vexler, njëkohësisht dhe kryetar i Federatës së Komuniteteve hebraike të Rumanisë, nga prifti Vasile Ioana i Kishës Ortodokse të Shën Kollit në Bukuresht, e njohur ndryshe si kisha e shqiptarëve apo si kisha ku ka kryer shërbesën në gjuhën shqipe hirësia e tij Fan S. Noli.

16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 919c2edc-ed61-466a-88ea-f132248c78fa 14853a0a-6233-407c-a68e-653225f5884f
<
>

 

 

BESIMI DUHET TË RRITET NË SHOQËRINË E SOTME…

Shoqëria e sotme, krahas prodhimit të vlerave të mëdha shoqërore, të ecjes së saj përpara, po përjeton, tha Vikar- Peshkop patriarkal PS Varlaam Ploieșteanu, një dobësim dhe venitje të rolit të besimit, në një botë të trazuar, të mbushur me kriza të të gjitha llojeve.

Besimi duhet të rritet në shoqërinë e sotme. Besimi dhe roli i tij është i pazëvendësueshëm, dialoguan të dy bashkëbiseduesit. Forcimi i sistemit të vlerave që përmban besimi, promovimi i tyre, duhet të përhapet në gjithë shoqërinë. Është koha të rritet integriteti i besimit në shoqërinë e sotme, si një rrugë e vetme që e çon atë përpara. Problemet dhe sfidat e botës së sotme kërkojnë zgjidhje, ndaj roli i komunikimit dhe i dialogut të gjallë janë vital. Vetëm kështu, nëpërmjet komunikimit, dialogut, do të ndërtojmë një botë më të mirë, do të kontribuojmë për paqe, tolerancë, respekt për njëri-tjetrin.

Në dialogim, Kryegjyshi theksoi nevojën që duhet të udhëhiqemi të gjithë, nga flamuri i dashurisë. Ajo është rruga që duhet të përshkojmë të gjithë pa dallim, të çdo lloj besimi, edhe pse besimet,  janë të ndryshme, të gjithë duhet t’i shohim si të njëjtë, si të barabartë, pa më të voglin dallim dhe neglizhencë midis tyre.

Ky vizion e udhëheq bektashizmin, theksoi ndër të tjera në dialog Kryegjyshi, si një rrugë dialogimi, që përçon gjithnjë vlera.

Vizioni ynë: “Pa atdhe nuk ka fe”, shpreh kuptimplotë respektin ndaj Zotit, ndaj Kombit. Ne e shohim atë të mitizuar: Kombin me Zotin. Kjo na udhëheq ne. Kjo është rruga. Ky është dialogimi më i mirë që respekton vlerat e çdo besimi ku ai ndodhet, kombit të tij.

Dashuria i ka udhëhequr njerëzit tuaj që shqiptarët ta ndjenin Rumaninë si atdheu i tyre i dytë. Mesazh i madh shprese, për kohën, për ne shqiptarët.

Këtu ata mëkuan ide të mëdha përparimtare për çështjen e Pavarësisë.  Shtypën Abetaren. Librat e Rilindësve tanë të mëdhenj, Naim Frashëri etj. Ishte Rumania, komuniteti i shqiptarëve të Rumanisë, veçanërisht roli i mjekut, politikanit dhe patriotit Ibrahim Themo, që do të priste Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin në hotelin “Continental” në Bukuresht, para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

 

MIQËSI E POPUJVE, DASHURI E ZOTIT…

Kënaqësi që Ju pres në takim, vijoi bashkëbisedimin Peshkopi-vikal Daniel Zikeli, si udhëheqës shpirtëror i Qendrës Botërore të besimit Tuaj.

Kisha luteriane në kohë ka përcjellë mesazhe të mëdha paqeje dhe respekti për njëri-tjetrin, për çdo besim, për çdo vend, për çdo komb.

Kisha luteriane zë një vend të nderuar në Rumani, mes gjithë besimeve të tjerë.

Roli i Oborrit Mbretëror në ndërtimin e kësaj kishe është i madh. Pasi Karl Eitel von Hohenzollern-Sigmaringen u bë sundimtar në Principatat e Bashkuara të Moldavisë dhe Vllahisë, më vonë Mbret i Rumanisë nën emrin Carol I i Rumanisë, komuniteti ungjillor-luteran, gëzoi mbështetjen e Shtëpisë Mbretërore të Hohenzollern-Sigmaringen, veçanërisht të Mbretëreshës Elizabeth (Carmen Sylva), e cila i takonte këtij besimi. Bashkëbiseduesit vlerësuan lidhjen e kësaj kishe me shqiptarët, pasi princi (Princi Vilhelm Vidi ishte princ gjerman i Shqipërisë për 6 muaj, në vitin 1914, i cili mbretëroi nga 7 marsi deri më 3 shtator 1914), ishte nipi i Mbretëreshës së Rumanisë. Në këtë kishë prehet varri i Tij si vazhdë miqësie me shqiptarët.

Feja protestante është fe zyrtare e respektuar në Shqipëri. Kryegjyshi vlerësoi angazhimin e Peshkopi-vikal Daniel Zikeli për dialog, komunikim, si mirëkuptim mes tyre, për ta mbajtur dialogun të hapur si urë komunikimi, për të sotmen dhe për të ardhmen.

 

BASHKËBISEDIM NË KISHËN ROMANO-KATOLIKE, BUKURESHT…

Unitet midis besimeve, religjioneve të ndryshme. Dialog ndërfetar dhe komunikim mes tyre u përcoll në bashkëbisedimin e Liderit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj me Arqipeshkopin Mitropolitan të Bukureshtit, Monsinjor Aurel Perca, vizion që Ati i Shenjtë, Papa Fraçesku, vlerësoi dhe çmoi lart kombin shqiptar.

“Shqiponja që gjendet në flamurin tuaj të fluturojë lart, me besim te Hyu që kurrë nuk zhgënjen”.

Harmonia, toleranca, bashkëpunimi, mirëkuptimi janë më shumë, janë vëllazëri. Ky është mesazh i madh për kohën, që duhet iniciuar dhe përhapur, jo vetëm brenda besimeve mes jush në Rumani, por duhet të shtrihet në të gjithë shoqërinë e sotme njerëzore.

Martirizimi i dhimbshëm, i njerëzve tuaj, persekucioni i egër komunist, ekzekutimi i shumë klerikëve, janë mesazhe të mëdha për kohën, shoqërinë e sotme njerëzore. Dashuri për paqe, dashuri për Zotin. Paqe dhe dashuri për njerëzit, për shoqërinë e sotme njerëzore.

Nënë Tereza, vizion që duhet të udhëheqë dhe karakterizojë çdo besim, çdo njeri që i lutet dhe adhuron Zotin, që paqja sociale të mbulojë çdo shpirt njerëzor. Nënë Tereza, simbol i dashurisë që duhet të përshkojë çdo zemër njerëzore, për më të varfrin, më të vajtuarin, më të lënin mënjanë të kësaj bote. Mesazhi i saj përcjell sot vizionin e dashurisë, humanizmit të lartë njerëzor. Ne këtë vizion e përçojmë në të gjitha ceremonitë tona, si një vlerë e patjetërsueshme, për shoqëritë dhe kohën e sotme. Në këtë bashkëbisedim, dialogim, Kryegjyshi ftoi misionarin katolik të Rumanisë, për të vizituar Shqipërinë, atdheun e Nënë Terezës, humanistes së madhe botërore.

 

NË TEMPULLIN KORAL, BUKURESHT…

Në Tempullin Koral, Bukuresht, sinagoga e komunitetit hebre, dialogu ndërfetar, mes Liderit Botëror të Bektashinjve, Baba Mondit dhe kryetarit të Federatës të Komuniteteve hebraike të Rumanisë, Presidentit të tyre, deputetit të Kuvendit të Rumanisë, Z. Silviu Vexler,  u përjetua si miqësi e veçantë mes besimeve, si dashuri mes tyre.

Tempulli Koral i Bukureshtit, vend adhurimi i Zotit nga të gjithë hebrenjtë e Rumanisë, përcjell mesazhin e madh të dashurisë e paqes, për të gjitha besimet e me të gjitha besimet.

Jo rastësisht, në takim, kam ftuar mikun tim, myftiun Murat Jusuf, me të cilin ndiejmë një miqësi të vjetër mes besimeve tona, një miqësi të re mes nesh, si klerikë, drejtues që jemi.

Ne ushqejmë një dashuri të veçantë për shqiptarët, sakrificat që bënë për popullin hebre. Shqiptarët e quajtën hebreun, njeri, krijesë të Zotit, si gjithë të tjerët. Ashtu siç deshën Zotin, deshën dhe hebreun. Këtë vizion dashurie që mbrujnë shqiptarët, ne sot po e propagandojmë dhe shfaqim atë si vizion i madh për kohën, shoqërinë. Këtë vizion, këtë mirëkuptim, këtë dashuri përcjell dhe komuniteti shqiptar i Rumanisë, me botime serioze akademike,  revista kulturore, shkencore, veprimtari të ndryshme, që hedhin dritë dhe përcjellin mesazhe dritëdhënëse për kohën. Puna e drejtuesve të saj, drejtorit të përgjithshëm, Dr. Luan Topçiu, dhe drejtorit ekzekutiv, Radu Savulescu, është mesazh dashurie për njerëzit, respekt për popujt, besimet e tyre.

  1. Silviu Vexler, deputet i Kuvendit të Rumanisë, vlerësoi dhe çmoi shumë punën që bën deputeti Bogdan-Alin Stoica për komunitetin shqiptar, kulturën shqiptare, kontributin e tij të madh në parlamentin rumun, mesazhin e madh jetëdhënës që ai përcjell në shoqërinë e sotme rumune.

Këto janë mesazhe për kohën, konfirmoi Kryegjyshi Botëror, rruga e sotme që duhet të përshkojmë të gjithë besimet, popujt, vendet, kombet, është rruga e mirëkuptimit dhe e dashurisë midis feve.

 

PAKICAT ETNIKE, BESIMET E TYRE, EMANCIPIM, ZHVILLIM PËR SHOQERINË RUMUNE…

Lideri i Grupit Parlamentar, që përbëhet nga 19 parlamentarë të pakicave historike, etnike që jetojnë në Rumani, Varujan Pambuccian, në dialogun bashkëbisedues, me Kryegjyshin Botëror, Baba Mondin, vlerëson pakicat nacionale, komunitetet e tyre, së bashku me atë shqiptar, për ndërtimin, emancipimin dhe ndihmesën që kanë dhënë ne zhvillimin e Rumanisë, në të gjitha fushat. Për vetë ngjarjet dhe historinë që ka ndodhur në persekutimin e armenëve dhe bektashinjve, bashkëbiseduesit dialoguan dhe vlerësuan rolin e madh të besimeve, traditave të tyre, sipas komuniteteve që i përkasin.

Pakicat kombëtare, besimet e tyre janë sot jo vetëm vlera në shoqërinë e sotme rumune, por ato janë një mozaik i bukur, i harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës fetare.

 

ATDHEDASHRI E SHENJTËRUAR NE SHQIP …

Kisha Biserica Sfantul Nicolae Dintr-o Zi, në qendër Bukuresht.

1911-1947, Kishë shqiptare e komunitetit ortodoks shqiptar. Atdhedashurinë që treguan shqiptarët në këtë vend të Zotit, e shenjtëroi në shqip Fan Noli.

Ende sot, tregon prifti Vasile Ioana, bashkëbiseduesit të tij, Kryegjyshit Botëror, kisha përcjell atë mesazh të madh të atdhedashurisë së tyre. Në këtë kishë u mëkuan me idealin për kombin dhe Zotin Rilindësit tanë. Kërkuan që vreshata e tyre e Zotit, Shqipëria, të ishte një ditë e lirë…

Këtu u ndez zjarri për vatanin, vargjet e Asdrenit, të përjetësonin himnin tonë kombëtar me muzikë të kompozitorit rumun Ciprian Parumbescu.

 

BABADAG, VENDI QË PËRCJELL MIRËSI, DASHURI NJERËZORE…

Disa kilometra nga Delta e Danubit, Babadagu, përcjell mirësi shpirtërore për të gjithë. Vend i shenjtë, Sari Salltik Baba, që jetoi rreth viteve 1199-1298, fton si dikur, të gjithë njerëzit, të të gjithë besimeve. Mëkon dashuri, paqe, mirësi, vëllazëri e mirëkuptim. Mesazh i madh, rrugë dhe dialog që kalon përtej kufijve të dashurisë.

 

NGROHTËSI E NJË MIQËSIE TË HERSHME…

Bashkëbisedim, dialog miqsh. Zv/kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë, Vasile-Daniel Suciu, dhe Kryegjyshit Botëror. Ngrohtësi e një miqësie të hershme. Lumturi të presë Liderin shpirtëror botëror që vjen nga Shqipëria. Miqësia jonë, miqësi e madhe e gatuar në kohëra. Shqiptarë dhe rumunëve krah për krah, në rrugën europiane. Histori e përbashkët, e ardhme e përbashkët.

Të gjithë shqiptarë dhe rumunë vlerësojmë sot jetën shpirtërore. Besimi, rol i rëndësishëm në kontuinitetin shpirtëror.

Dialog ndërfetar, tolerancë, mirëkuptim dhe respekt i ndërsjellë, nevojë, domosdoshmëri për shoqërinë e sotme, ecjen e saj përpara. Kushtet që po përjeton shoqëria e sotme, rruga që duhet të përshkojë çdo vend, çdo popull, çdo komb, është ajo e dashurisë, e paqes, e mirëkuptimit midis feve, besimeve të tyre. Rritja e integritetit njerëzor përçon sot mesazhin e madh të paqes, lirisë: Paqe mbi Dhe dhe mbi të gjithë njerëzit kudo në gjithë galilenë e madhe të kombeve, Mirëdashje…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.