Kryesore

Votimi në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Më në fund… pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund!

13:55 - 16.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak minuta pas votimit në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Rama publikoi në rrjetet sociale një mesazh “çlirimi” për atë që e quan fundin e pengmarrjes së Shqipërisë për negociatat.




Në këto tre vite, sipas Ramës, përpjekjet e vendit tonë për çeljen e negociatave u përngjanin lëvizjeve të një topi futbolli në fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve antare. Për të përcjellë mesazhin e tij, ai ka përzgjedhur një foto ku duket bashkë me ish kancelaren Merkel pas një takimi, kur sapo ishte zgjedhur kryeministër.

MË NË FUND…

Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund.

U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare – pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman. 3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky kryeminister perdor fjale te papershtatshme per nje person qe eshte ne krye te shtetit, duke I krahasuar me fjalen– backache, qe ne shqip perkthehet xha gomari, fjale greke, te cilat ky i perdor shume per te ofenduar opiziten, te mediate nga nena e tij.

    Përgjigju ↓
  2. Ky injorant kujton se do jete edhe 30 vjet te tjera ne pushtet, duke djegur gjithe pyjet dhe duke perzene shumicen e popullit te shkolluar qe ai vete me ato greket dhe sllavet te rembejne gjithcka eshte e popullit. Largojeni sa nuk eshte vone. Eshte diktatori me I tmerrshem qe keni pare ndonjehere.

    Përgjigju ↓
  3. Ju tregon qe peng marja ka mare fund, kur vete ky ka deklaruar qe: une jam princi i Shqiperise. Kesaj i thone, qe te vrasesh veten neqoftese ai kane titullin princ. Moj kasolle, ku na mblodhe. Kur te hyn vetja ne qef, keshtu do flasesh, duhen thyer pasqyrat.

    Përgjigju ↓
  4. Fjalen qe thote Rama ne gjuhen greke: xhagaidhuri, shqip perkthet gaidhuri quhet gomari, xha e ka sic duket, xhaxha. E mbafsh me shendet.

    Përgjigju ↓