DOSSIER

Ish-Presidenti Nikson donte të vizitonte Shqipërinë në 1982, i kërkoi diktatorit Çaushesku që të ndërmjetësonte me Enver Hoxhën

19:30 - 17.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historiani i njohur, Paskal Milo ka zbuluar një fakt interesant në historinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai ka rrëfyer në emisionin “DRREJT” të ish-deputetit të LSI, Luan Rama se ish-Presidenti i SHBA-ve, Richard Nikson ka kërkuar të vijë për vizitë në Tiranë.




Sipas Milos kërkesa e Niksonit i është drejtuar ish-diktatorit të Rumanisë, Nikola Çausheskut gjatë një vizite zyrtare në 1982. Ish-Presidenti i SHBA ka kërkuar që të ndërmjetësohej me Enver Hoxhën për vizitën e tij në Shqipëri.

POSTIMI I LUAN RAMËS:

Fakte, dëshmi e ngjarje interesante, të ditura e të paditura më parë, po shpërfaqen e bëhen të njohura në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ndër shumë të tilla të panjohura më parë, është edhe fakti që Prof. Paskal Milo, historiani ynë i njohur që është marrë gjatë e prej kohësh po punon për një libër kushtuar marrëdhënieve ShBA – Shqipëri, bëri të njohur pak ditë më parë në emisionin tim “DREJT” të transmetuar në rtv Ora.

Sipas Profesor Paskal Milos, në vitin 1982, ndërsa gjendej për një vizitë jozyrtare në Bukuresht, ish Presidenti i 37-të i SHBA Richard Nikson që e udhëhoqi vendin e vet në periudhën 1969 – 1974, i ka kërkuar udhëheqësit të Rumanisë në atë kohë Nikolae Çaushesku, që të ndërmjetësonte me Enver Hoxhën me qëllim që t’i mundësohej një vizitë jozyrtate e tij në Tiranë.

Çaushesku ngarkon menjëherë Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë Stefan Andrei, i cili ishte edhe një nga udhëheqësit me të rëndësisht të Rumanisë, për t’ia përcjellë këtë kërkesë Enver Hoxhës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë thërret në një takim të veçantë ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqipolotë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Rumani Jordan Pani dhe i bën atij të njohur kërkesën që t’i përcillte në emër të Çausheskut një mesazh për Enver Hoxhën, sipas të cilit; Presidenti Nikson i lutet Presidentit Çaushesku që të ndërmjetësojë pranë Enver Hoxhës në Tiranë që të pranojë për një vizitë jozyrtare në Shqipëri Presidentin Nikson.

Natyrisht, ambasadori menjëherë dergon radiogram në Tiranë, me anë të të cilit i bëhet e ditur Enver Hoxhës gjithë sa kishte biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, ndërkohë që Enver Hoxha, reagon shumë ashpër, në mënyrë ekstreme negative duke e refuzuar menjëherë këtë kërkesë.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Madje jo vetëm kaq, por sipas historianit Paskal Milo, Enver Hoxha urdhëroi menjëherë që t’iu dërgohej një radiogram të gjitha përfaqësive diplomatike të Shqipërisë kudo që ishin nëpër botë dhe me një porosi të veçantë i urdhëronte ato se nëqoftë se do te paraqiten përfaqësues nga SHBA apo nga Bashkimi Sovjetik me kërkesa të tilla, ato të refuzohen menjëherë!

Udhëheqësi komunist i Shqipërisë, ai që kishte sulmuar Mao Ce Dunin e Kinës komuniste që priti Presidentin Nikson në Pekin, duke e akuzuar atë si tradhëtar të marksizëm – leninizmit dhe të shitur tek imperializmi amerikan, nuk mund të kuptonte, e për rrjedhojë as të pranonte që një ish President i SHBA të vinte si mik e të vizitonte Shqipërinë.

Shqipëria ishte e mbyllur dhe e izoluar prej gjithë botës, ndërsa udhëheqja, që në fakt ishte udhëmbyllësja, hante vetëveten nën ethet e paranojës së pushtetit, përkundër varfërisë dhe mjerimit që kishte pllakosur në Shqipërinë që “qëndronte si shkemb graniti e hidhte valle në gojë të ujqërve”!


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Arben Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sic dihet Enver Hoxha ka mbajtur Ditar. Ky Ditar eshte botuar ne disa volume dhe gjate regjimit komunist ka qene per perdorim te brendshem. Atyre qe ju kane rene ne dore volume te ketij ditari, kane ndeshur fakte shume interesante qe per opinionin publik kane qene dhe mbeten te panjohura. Te tilla do te permendja ardhjen e nje ceku ne vitin 1979 nga Partia Konservatore angleze, me firme te Thecerit, kur ajo nuk ishte bere akoma kryeministre, per PPSH me vlere 8.000.000 sterlina dhe Enver Hoxha e ktheu mbrapsht duke bere arsyetimin e tij per kete vendimarrje; kerkesa e Shtrausit ne vitin 1984 per te kaluar tranzit disa ore ne Shqiperi dhe Enver Hoxha jep porosi qe ai te rrije disa dite duke angazhuar fillimisht ne takime me te Manush Myftiun; ftesa e Papandreut ne vitin 1982 per nje takim te kryeministrave te ballkanit ne Athine per c’militarizimin e rajonit etj. Prof Milua, qe te jete i besueshem, duhet te nxjerre dokumentin perkates, per refuzimin qe i paska bere Enver Hoxha Niksonit. Historianet duhet te flasin me te dhena te besuesueme, dhe jo me te thena.Pra, kur prononcohemi publikisht per ngjarje historike, ato duhet te jene te dokumentuara. Sa per ngjarjen ne fjale, ne ditaret e Envirit, kjo qe serivir Milua, nuk del ne asnje vend.

    Përgjigju ↓