BOTA

Këta fëmijë janë më të zgjuar, por të prirur ndaj depresionit – Çfarë tregoi studimi

18:34 - 17.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studiuesit nga Universiteti i Helsinkit panë të dhënat mjekësore të 280,000 fëmijëve të lindur në Finlandë nga viti 1995 deri në vitin 2000.




Ata zbuluan se performanca akademike e të lindurve me teknika të riprodhimit të asistuar ishte më e lartë në krahasim me fëmijët e tjerë. Nga ana tjetër, megjithatë, këta fëmijë ishin pak më të prirur ndaj çrregullimeve mendore si çrregullimet e ankthit dhe depresioni.

Studiuesit i ndoqën fëmijët që nga lindja deri në moshën 18 vjeçare.

Ata vlerësojnë se performanca më e lartë akademike e fëmijëve IVF mund të jetë për shkak të faktit se ata vinin nga familje më të pasura që ishin në gjendje të përballonin kostot e IVF.

Për sa i përket incidencës pak më të lartë të çrregullimeve mendore, kjo mbeti edhe kur këta fëmijë u krahasuan me fëmijë të ngjizur natyrshëm. Ky ndryshim mund të jetë për shkak të faktit se prindërit IVF i kushtojnë më shumë vëmendje nevojave shëndetësore të fëmijëve të tyre dhe bëjnë më shumë takime mjekësore, sipas studiuesve.

Të dhënat që hulumtuesit morën në shqyrtim përfshinin 266,925 fëmijë të ngjizur natyrshëm nga viti 1995 deri në vitin 2000, si dhe 13,757 të lindur duke përdorur metoda të riprodhimit të asistuar. Studiuesit panë performancën e tyre në shkollë deri në moshën 16 ose 18 vjeç.

Rezultatet, të publikuara në Gazetën Evropiane të Popullsisë, tregojnë se fëmijët e lindur me metoda të riprodhimit të asistuar kishin një rezultat mesatar më të lartë (8 krahasuar me 7.7 për fëmijët e konceptuar në mënyrë natyrale), kishin më pak gjasa të braktisnin shkollën (2.4% kundrejt 3.6% ) dhe më pak gjasa të ketë lënë shtëpinë e familjes në moshën 18 vjeç (11% kundrejt 17%).

Përtej përsosmërisë së tyre akademike, megjithatë, ata kishin 1% më shumë gjasa të ishin diagnostikuar me një çrregullim mendor (çrregullim ankthi ose depresion) sesa fëmijët që ishin ngjizur normalisht (10% kundrejt 9%).

Edhe pse studiuesit nuk kanë një shpjegim për këtë ndryshim të vogël, por domethënës, megjithatë ata spekulojnë se stresi dhe ngarkesa mendore e prindërve që i nënshtrohen testit IVF mund të rrisë edhe rrezikun e sëmundjes mendore për fëmijën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.