AKTUALITET

Dinamika e atentatit/ Mjeti i viktimave ishte i blinduar, por Ylli Ibrahimi doli nga makina

09:33 - 23.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati mafioz mbrëmjen e së premtes në Milot.




Klisman Preçi dhe biznesmeni Ylli Ibrahimi u qëlluan me 100 plumba teksa ishin duke qarkulluar me një mjet tip “Toyota” e blinduar, e cila është ndjekur nga pas nga atentatorët.

Pasi i bllokuan lëvizjen automjetit me targa të Shkupit, autorët që mbanin kapele në kokë kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të fuoristradës ku ndodheshin Preçi dhe Brahimi.

Pasi kanë parë se plumbat nuk po e përshkonin mjetin, një nga autorët e ka ndjekur dhe pasi është futur në rrugicë, ka qëlluar në hyrje të pallatit. Pas ngjarjes, policia gjeti një makinë e djegur në fshatin Gramëz, rrethi Krujë brenda të cilës u gjendën edhe dy armë zjarri kallashnikovë.

Preçi dhe Brahimi janë emra të njohur për policinë. Ata i kanë shpëtuar atentateve edhe më parë.

Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.