AKTUALITET

Fluks i pushuesve nga Kosova, trafik i dendur në afërsi të kryqëzimit të Milotit

09:46 - 23.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo fundjavë ka nisur me trafik të shtuar mjetesh pranë kryqëzimit të Milotit, në drejtim të Lezhës.




Fluksi i automjeteve të cilët vijnë nga verilindja e vendit me shtetas kosovarë të cilët preferojnë bregdetin në këto ditë të nxehta.

E njëjta situatë vijon përgjatë fundjavës, duke krijuar trafik të rënduar thuajse gjatë tërë ditës, më i theksuar fluksi mëngjeseve dhe pasditeve, ndërsa nga policia shtohen patrullat me qëllim disiplinimin e trafikut.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura mjaft të larta, çka favorizon turizmin bregdetar, që në këtë vit nuk ka qenë në lartësinë e pritshme./Faxnews


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.