AKTUALITET

Kurbin/ Si u vra 28-vjeçari vetëm 2 muaj pasi i shpëtoi një atentati

07:53 - 23.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klisman Preçi, 28 vjeç dhe Ylli Brahimi, 46 vjeç, të dy emra të njohur për policinë, ishin shënjestra e atentatit që ndodhi në Milot në dyert e pallatit ku jetonin të dy.




Viktima dhe i plagosur banonin në të njëjtin pallat dhe jetonin respektivisht në katin e parë dhe të tretë.

Të dy personat kanë qenë objektiv i sulmeve të armatosura në janarin e 2021 dhe në muajin maj në dy atentate të bëra në mes të ditës.

Ndërkohë sa i përket atentatit të mbrëmshëm, Preçi dhe Ibrahimi lëviznin me një automjet fuoristradë tip “Land Chrysler”, të blinduar. Ndërkohë, nga burime zyrtare mësohet se dyshimet paraprake të policisë janë se Ylli Brahimi ka qenë objektivi i autorëve që kanë qëlluar në drejtim të mjetit, teksa i janë afruar me një automjet tip “Audi” që dyshohet se u dogj në zonën e Krujës.

Ata janë qëlluar në momentin kur kanë zbritur nga automjeti i tyre dhe ishin duke hyrë në pallatin ku banonin. Ndërkohë, po merren në pyetje edhe banorët e zonës të cilët mund të kenë dijeni, por edhe disa persona që mund të kenë dijeni për të kaluarën e dy të rinjve.

Pak minuta pas krimit në Milot, në fshatin Gramëz, është djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.