AKTUALITET

Akuza për fshehje pasurie dhe falsifikim/ Anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja paraqitet në GJKKO për të dhënë llogari!

10:02 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja është paraqitur këtë të hënë në GjKKO, për të zhvilluar një seancë paraprake, raporton BW. Çiftja është në akuzë nga SPAK, për fshehje pasurie dhe falsifikim.




“Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit”, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.”

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.