Një aksident vërtet i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre, ku një automjet tip ‘Peugeot’, me të cilën udhëtonin babai me dy djemtë e tij doli nga rruga, e për pasojë u përmbys në anë të saj.
Sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqiptare, makina ka marrë dëmtime të shumta si pasojë e rrokullisjes, ndërsa mësohet se nga ky aksident fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, pasi raportohet se vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezilkut për jetën në spital.
Ndërkohë, Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë në kthesë.