AKTUALITET

Iu gjetën snajper dhe arsenal armësh/ Gjykata e Tiranës lë në burg ish- efektivin e RENEA-s!

11:57 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka mbajtur sot seancën për caktimin e masës së sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada. Rada dhe Elton Hithi, janë vënë në pranga pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjend një arsenal i vërtetë armësh. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit.




Në momentin e arrestimit, në çantën e gjetur në makinë, është gjetur edhe një snajper, i cili mësohet se përket ish-efektivit të forcave RENEA. Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.