Kosova

Vuçiç e quan Kurtin ”Zelensky i ri”: Duan të përfitojnë nga gjendja në botë

16:54 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “Zelensky i ri”, i cili sipas tij po luan viktimën.




Vuçiç këtë e tha gjatë një paraqitjeje të sotme para popullit serb, ndërsa reagonte lidhur me masat e autoriteteve të Kosovës, mbi hyrjen në fuqi të reciprocitetit për targat dhe dokumentet, përcjell Klankosova.tv.

Deklarata e Vuçiçit sipas Tanjug, citohet si vijon: regjimi i Prishtinës po përpiqet që, duke e bërë veten gjithmonë viktimë, të përfitojë nga disponimi në botë ku mendojnë se mund të luajnë letra “Putin i madh e urdhëroi Putinin e vogël, kështu që Zelenski i ri në formën e Albin Kurtit do ta shpëtojë dikë dhe luftojnë kundër Serbisë së madhe dhe hegjemonisë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.