AKTUALITET

Analistja ruse: Për shkak të Kosovës, është gjithnjë e më e vështirë për Beogradin të mbrojë qëndrimin e tij ndaj sanksioneve kundër Rusisë

18:09 - 09.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në situatën aktuale që rrethon Kosovën, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Beogradin të mbrojë pozicionin e tij aktual ndaj krizës ukrainase dhe sanksioneve kundër Rusisë, tha analistja ruse Anastasija Malesheviç.




“Bashkimi Evropian dhe SHBA mund të bëjnë presion mbi Prishtinën për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë, duke lejuar, për shembull, të mos aplikojë masat e reciprocitetit sipas dokumenteve të përkohshme kundër serbëve të Kosovës”, thotë Maleševićeva, e cila është bashkëpunëtore në Moskë nga Instituti Shtetëror i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në një artikull të botuar nga e përditshmja Vedomosti.

Ajo vlerësoi se lidershipi i Serbisë për këtë arsye llogarit në “favorin” e vendeve perëndimore, por se për këtë kërkohen lëshime reciproke nga Beogradi.

“Në këto rrethana, po bëhet më e vështirë për Beogradin të mbrojë pozicionin e tij aktual ndaj krizës ukrainase dhe sanksioneve anti-ruse,” tha Malesheviç.

Sipas saj, i ashtuquajturi reciprocitet është bërë doktrinë politike e shqiptarëve të Kosovës në vitet e fundit dhe administrata e kryeministrit Albin Kurti po promovon veçanërisht forma të ndryshme të reciprocitetit.

“Dështimi i Brukselit si ndërmjetës për të ndikuar te shqiptarët e Kosovës dhe për të zbatuar marrëveshjen (e Brukselit) minon besueshmërinë e Bashkimit Evropian në sytë e Serbisë. Gjithnjë e më shumë, marrëveshjet e Brukselit dhe Minskut krahasohen si dy përpjekje të dështuara për zgjidhjen e krizës, ku BE-ja veproi si ndërmjetës dhe nuk arriti të ndikojë në palën e kontrolluar për ta bindur atë të përmbushë pjesën e saj të detyrimeve”, tha analistja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.