Kryesore

Luiza Gega shpallet kampion e Evropës në 3 mijë metra në “Mynih 2022”

22:31 - 20.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luzia Gega nderon përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medlaje ari në 3000 metra me pengesa, e duke konfirmuart dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon. Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve.




Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

Duke përjashtuar 100 metrat e para, Gega ka kryesuar në 2900 metrat pasuese duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim e duke treguar se në këtë disiplinë nuk njeh asnjë rivale, së paku në kontinent.

Pak javë më parë, Gega u rendit e pesta në botë në të nëjjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medlaje ari. Sportistja 33-vjeccari po kalon një nga vitet e saj më të mira në karrierë, teksa sërish na bën krenar, këtë herë duke marrë medlaje ari në Munchen të Gjermanisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.