BOTA

Tensionet në centralin bërthamor në Ukrainë/ Udhëheqësit perëndimorë i bëjnë thirrje Kievit dhe Moskës për përmbajtje!

23:03 - 21.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje të dielën për vetëpërmbajtje rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainës që është nën kontrollin e Moskës dhe premtuan se do të vazhdojnë të mbështesin Kievin.




Në një bisedë telefonike, katër udhëheqësit bënë gjithashtu thirrje që inspektorët e pavarur të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të vizitojnë sa më parë objektin bërthamor, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Tensionet rreth centralit të energjisë bërthamore të kontrolluar nga Rusia, kanë shkaktuar alarm për mundësinë e një katastrofe më të rëndë se Çernobili. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulme përreth dhe ndaj centralit. Të premten, presidenca franceze tha se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që inspektorët e IAEA-së të inspektojnë objektin.

Gjatë bisedës të së dielës, kancelari Scholz, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson “ranë gjithashtu dakord që mbështetja për Ukrainën në mbrojtjen kundër agresionit rus do të jetë e qëndrueshme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.