LAJMI I FUNDIT

Me zërin që i dridhej dhe e veshur kuq e zi, Luiza Gega: Doja t’i tregoja Europës që edhe pse vend i vogël ne mundemi!

12:36 - 23.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ceremoninë e sotme, sportistja Luiza Gega e emocionuar dhe me zërin që i dridhur, u shpreh se ndihet më krenare se kurrë, ndërsa u theksoi se kërkonte t’i tregonte  Europës që edhe një vend i vogël mundet të fitojë.




Sipas saj, sporti nuk do t’ja dijë për politikë, ndërsa shtoi se, ‘duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar’.

“Kam shumë emocione. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë, jo për atë që arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Jemi vend i vogël, por me mund dhe punë edhe në mund të ia dalim. Falënderoj familjen time, trajnerin tim që ndoshta sot nuk do të isha këtu. Faleminderit zoti kryeministër, ndihem e vlerësuar. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë. Ajo tregoi se ka pasur oferta për të përfaqësuar vende të tjera, por ka zgjedhur Shqipërinë, vendin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.