BLUETOOTH

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy fotografon Carla Brunin topless

17:50 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Carla Bruni ka postuar dy imazhe topless në Instagram dhe është kapur me pamje nga deti. Ish-Zonja e Parë e Francës mori shumë komente lajkatare, ndërkohë që mblodhi shumë pëlqime, nga miqtë e saj në internet që i admiruan imazhet.




Supermodelja e dikurshme e viteve ’90 ende mban një figurë të tonifikuar në moshën 54-vjeçare dhe e veshur me një fund të zi të tejdukshëm u fotografua në një sfond blu, pa treguar se ku është me pushime. Siç ka treguar përmes mbishkrimit të publikimit të saj, fotoja është realizuar nga bashkëshorti i saj Nicolas Sarkozy.

Shikoni postimin e Carla Brunit:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

Carla Bruni është nënë e dy fëmijëve dhe nuk e ka fshehur kurrë moshën e saj, ndërsa vitin e kaluar kur mbushi 53 vjeç, kishte pikturuar në supe numrin e moshës së saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

Ish-presidenti i Francës së bashku me familjen e tij shijuan diellin dhe ujërat greke këtë vit duke bërë një shëtitje me varkë në ishuj. Në fakt, familja e Sarkozy-t i ka nisur pushimet nga Athina këtë vit dhe presidenti francez ka theksuar vazhdimisht se Greqia është një parajsë në tokë.

Pas largimit nga vendi, Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni u kapën në Ibiza, ku shijuan peizazhin ekzotik përpara se të ktheheshin në detyrat e tyre profesionale në Francë me sezonin e ri. Së bashku me mikun e tyre të ngushtë dhe aktorin Christian Clavier, ish-çifti kryeministror kanë shijuar një udhëtim nëpër ishull me varkë, ndërkohë që nuk kanë munguar përqafimet e buta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.