LAJMI I FUNDIT

“Protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile”, Berisha: Jemi në kushtet e një monizmi të plotë

13:00 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së ka folur për aksionin opozitar, teksa PS e ka të gjithë pushtetin. I pyetur për një skenar tjetër nëse protestat e paralajmëruara nuk sjellin reflektim, Berisha tha se jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi.




“Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën një armik të lirisë së shqiptarëve. Nuk lëvizim nga ky pozicion sepse Edi Rama i ka grabitur votën qyt shqiptarë dhe në bazë të votës së grabitur ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zbraz digat, po asgjëson kaskadën në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve se tani koston e prodhimit nuk e ka 09 lekë, por e ka 390 lekë dhe do rrisë çmimin. “Por e garantoj që Shqipëria do derdhet e tëra në rrugë dhe do i japë atë që meriton. Ai po zbraz digat në mënyrë që të deklarojë se i vetmi burim për ne janë ata gjeneratorë se gjeneratorë të mëdhenj janë, ata shpenzojnë shumë më tepër se një TEC. Ata e squfurojnë Vlorën. Këtë që mendon t’i bëjë Vlorës, Vlora nuk do e kapërdijë kurrë. Ndaj dhe unë jam sot këtu për t’i dalë përpara kësaj gjëje”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.