LAJMI I FUNDIT

Thirrja e Ina Zhupës: Grupi i PD të bashkohet në shtator, betejën e kemi me PS!

22:01 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja demokrate, Ina Zhupa është e bindur se në kushtet kur beteja parlamentare pas shtatorit do të jetë e ashpër është moment që të i gjithë grupi parlamentar i PD të konsolidohet. Në një intervistë për ABC, Zhupa deklaron se duhet të hiqet dorë nga pezullimet dhe përjashtimet e deputetëve dhe me një drejtues të ri në krye të grupit, demokratët të bashkohen.




Kur kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, Zhupa e cilëson të domosdoshëm konsensusin që PD të dalë me vetëm një kandidat në këto zgjedhje. Thotë se e vetmja zgjidhje për të shuar ndasitë mes demokratëve është përfshirja e të gjithëve në sistemin e primareve për të zgjedhur kandidatët.

Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet vendore do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, pa cënuar procesin e primareve që do të zhvillohet brenda vetë demokratëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.