AKTUALITET

Punonjësit e një restoranti në Mykonos u kapën në flagrancë duke u shpërndarë kokainë klientëve

16:55 - 28.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet nga policia greke një rast me kokainë në një restorant të njohur zinxhir në Mikonos. Siç u bë e ditur, punonjësit e lokalit u promovonin klientëve kokainë dhe lëndë të tjera narkotike.




Të huajt – drejtues të rrjetit të hotelierisë janë arrestuar vetë brenda në dyqan në momentin që furnizonin klientët me lëndë narkotike.

Restoranti me zinxhir të madh ka degë në Londër, Tulum dhe Ibiza.

Vlen të theksohet se ka pasur të shtëna  me armë zjarri në restorantin e zinxhirit në qytetin Tulum dimrin e kaluar për shkak të një rasti të trafikut të drogës.

Në Mykonos, bastisja e policisë u zhvillua në mëngjes dhe kishte në shënjestër tre persona konkretë që punonin në marrëdhëniet me publikun.

Në posedim të trafikantëve të drogës u gjetën dhe sekuestruan:

  • 5 kapëse kokainë me peshë totale -4,2- gram.
  • 1.1 gram. ketamine
  • Kater celulare
  • Shuma prej 1835 euro

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Siros.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.